ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi
...:::Meny Kryesore:::...
 Home
 Portali
 Forum
 Lista e Antarve
 Galeria
 Lajmet Flash
 Profili
 FAQ
 Testi I Dashuris
favoritos.gif Media & Muzika
 Telivizionet Live
 Video Klipe
 Ruzulltatet Sportive
 Mp3 Falass
 Mp3 RAP
 Kerkesa Muzikore
 Melodi Per Celular
icon_community.gif Argėtim-Zbavitje
 Video Humoristike
 Luani Lojra
 Dezing
 Poezi
 Gediche
 Argėtime
 Albumi Fotografik
 Tema tė Ndryshme
som_downloads.gif Shkarkime & Links
King-Rap Tolbar
Programe
Shkarko Scripte
Chat Programs
 Kėrko nė Forum
 Liderėt e forumit
 Ndihmė
 Kėrko
Moti Momental

Permbajta e ksaj faqe kerkon flash player per instalim kliko mbi ket tekst.


Futu nė chat

Top 5 softuerėt antivirus pėr 2008
HTML clipboard
Top 5 softuerėt antivirus pėr 2008

1. Bit Defender

2. Kaspersky

3. Eset NOD32

4. Trend Micro Antivirus

    plus AntiSpyware 

5. F-Secure Anti-Virus 

SMS Falas nga KING-RaP
Partnerėt
>>> AlBaZeMeR <<<

XoFaCe

->>Ks-MaX <<<---

->> KoSoVa.Li <<<---

 ->> Muzik-Anglisht <<<---

V.I.P Galeri

Top posters
kanuni
 
Xhebraili
 
vissari
 
El-Fuego
 
drini-89
 
RiRi
 
dj-baba
 
dosti
 
king
 
miri
 
Keywords
ismajli anglisht meda dashurie shkronja nika elvana numri numrin kosoves shqip gashi PORNO 2012 komandat krasniqi BAJRAM gjata celular dashuri loja nokia genta druri murlan double
IP Addressa Juaj&Reklama
IP


Share | 
 

 Marko Boēari

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
kanuni



Numri i postimeve : 1130
Join date : 10/06/2008

Character sheet
vissi: Lojra

MesazhTitulli: Marko Boēari   Thu Jul 10, 2008 2:07 pm

HEROI I SHQETĖSIMEVE ATDHETARE E KULTURORE
(MARKO BOĒARI 1790-1823)
HARTUESI I FJALORIT TĖ PARĖ DY GJUHĖSH GREQISHT-SHQIP

Ngrehu Marko trimėria
ngrehu tė thėrret Greqia
tė vijė Marko Shqipėria!

Mė i lavdishmi i farės suliote tė Boēarėve, Marko Boēari lindi nė Sul tė Janinės mė 1790 nė njė familje tė dėgjuar qė kishin dalė shumė burra trima si Kiēo Boēari, Kosta, Dhimitri, Jorgji dhe kapedani i madh i revolucionit tė 1821, Noti Boēari.
Marko Boēari pėrveē bėmave tė tij trimėrore dhe burrėrore dhe bukurisė, na la trashėgim edhe njė vepėr. Ėshtė fjala pėr “Fjalorin dy gjuhėsh greko-shqip”.
Babai i Markos, Kiēo Gj. Boēari u martua tre herė dhe kishte 18 fėmijė, pesė prej tyre i vdiqėn tė vegjėl. Nga martesa e parė me Krisulla Papazotin kishte Janin, Lena, Maria, Anastasin dhe Markon.
Kiēo Gj. Boēari u vra mė 1813, nė Artė nga Gjoko Bakola. Nė vitet e kryengritjes sė 1821, Marko Boēari i dha duart dhe u pėrqafua pėr tė mirėn e pėrbashkėt me Gjoko Bakola duke i falur gjakun e babait.
Sipas tė dhėnave banorėt e parė qė u ngulėn nė Sul ishin ushtarėt e Skėnderbeut.
Mbas vdekjes sė Gjergj Kastrioti Skėnderbeg, rreth 200 luftėtarė arvanitė(shqiptarė) me familjet e tyre, si fisi Boēari, Xhavelasit etj, formuan krahinėn e Sulit dhe luftonin kundra turqėve pėr lirinė e gjuhės dhe tė drejtėn fetare.
Mė vonė Suli u zgjerua si krahinė dhe u popullua nga shqiptar ortodoksė ēamėr, qė pėr t’i shpėtuar skllavėrisė osmane turke, u shpėrngulėn nga fshatrat e tyre tė Ēamėrisė rreth viteve 1500 dhe u vendosėn nė Sul tė Janinės, qė krijuan fshatra tė rinjė me emra shqiptar. Qė suliotėt janė ēamėr kėtė na e deklaron anglezi V.M. Lik ‘’Suliotėt janė njė farė e Ēamėrisė, njėra prej katėr degėve tė Shqipėrisė”.
Ndėrsa studiuesi Ciapolini shkruan- ‘’Suliotėt nuk dinin fare greqisht, gjuha qė ata pėrdornin ėshtė, shqipja e dialektit tė Ēamėrisė”.
Mbas vdekjes sė Ali Pash Tepelenės shumica e popullatės sė krahinės sė Sulit pėr ti shpėtuar vrasjeve nga turqit e Sulltanit, morrėn drejtimin pėr nė malin e Shenjtė tė Tomorrit duke u vendosur afėr qytetit tė sotėm tė Gramshit dhe formuan krahinėn e Sulovės me fshatrat, Shėn Mėri, Shėn Mitri, Dardhzezė, Sulki, Dushkė, Kushov, Janē, Tunjė etj.
Sulioti Marko Boēari nuk ishte vetėm njė nga heronjtė shqiptarė mė i rrėndėsishėm tė revolucionit grek tė 1821, i njohur pėr aftėsitė ushtarake dhe guximin e tij, por edhe pėr dėshirėn e madhe pėr shkrimin dhe edukimin.
Markoja bashkė me Odise Andruēon dhe Gjeorgjio Karaiskaqin u edukuan nė oborrin e Ali Pash Tepelenės nė artin ushtarak, politik dhe zgjuarsisė.
Markoja ndihmoi Ali Pash Tepelenėn nė rrethimin e Janinės prej turqėve tė Sulltanit dhe mandej, pas rėnies sė Ali Pashait, vazhdoi betejat e tij nė Rumeli me qendėr Mesollogjin.
Ėndrra e Markos ishte qė tė edukonte suliotėt shqiptar qė tė dilnin nga gjėndja e luftėtarit tė pamėsuar qė luftonte pandėrprerė, pa njė tė ardhme, tė jetojė paqėsisht nė njė shoqėri tė lirė e tė drejtė. Markoja ndėrkohė shqetėsohej se mos edukimi mėsimor ēon nė humbjen e disa tipareve tė njohura cilėsore qė e bėnin arvanitasin suliot njė figurė popullore tė veēantė, qė edhe brenda mos shkollimit, varfėrisė dhe kushteve mė tė vėshtira tė jetesės, ngjallte adhurim.
‘’Dua tė shkollohesh, i shkruante nė letėr, djalit tė tij Dhimitrit, qė gjendej nė Ankona tė Italisė, por veē kėsaj dua tė brumosesh me traditat suljote, tė mbetesh pėrherė suljot siē ka mbetur tata i yt”.
Nė atė perjudhė tė ndryshimeve tė shėnuara nė Ballkan dhe nė Europė, dukej qartė se virtyti liridashės dhe shpata arvanite nuk ishin tė mjaftueshme qė tė arrihej njė jetė mė e mirė, njė shoqėri mė e bukur. Nevojitej edukimi dhe arsimi i popullit dhe kjo nevojė kishte krijuar ankth tek arvanitasit e pasrevolucionit tė 1821, qė parapėlqenin tė shisnin ēdo lloj pasurie, me qėllim ‘’tė mėsojė fėmija i tyre”.
Dhe sigurisht, nė atė perjudhė kur thoshim ‘’shkrim e kėndim” kuptonim ‘’gjuhėn e re greke” qė flitej kryesisht nė qytetet e Greqis sė sotme.
Por ėshtė fakt, se arvanitėt pėrbuznin mėnyrėn e jetesės tė shoqėrive tė tjera, plogėshtinė, pabesinė, fjalėt e shumta, frymėn e nėnshtrimit, pafytyrėsinė etj.
Karakteri i arvanitas ėshtė qė ai tė jetė kudo i pari, tė tregojė pėrpara tė gjithėve krylartėsinė, trimėrinė dhe mosnėnshtrimin.
Dhe arvanitėt e dėshironin edukimin arsimor, por pa rrezikun e tjetėrsimit dhe bjerjes sė vlerave tradicionale vetjake e tė bashkėsisė. Kėsaj ia kishte frikėn dhe kėtė i theksonte djalit tė vet Marko Boēari.
Kur gjendej i internuar nė Korfuz, Markoja mėsoi greqishten dhe bėri tė famėshmin ‘’Fjalorin dygjuhėsh tė greqishtes popullore dhe arvanites sė thjesht’’ 1809 qė e shkruajti Markoja vetė me ndihmėn e babait tė tij Kiēo Boēari (1754-1813), xhaxhait Noti Boēari (1759-1841) dhe vjerrit tė tij Kristaq Kallogjeri nga Preveza.
Ky fjalor ishte pėrfundimi i nxitjes sė konsullit francez Pukėvili, siē pretendonte francezi vet, pėrpjekje tė mėsojnė suljotėt shqiptar greqishtė dhe tė merren vesh me grekėrit.
Si do qė tė jetė puna, faktė ėshtė se kemi tė bėjmė me njė hero qė ka shqetėsime kulturore qė krijoi njė vepėr kulturore dhe, si rrjedhim me tė drejtė Marko Boēari mundė tė quhet si realizuesi i fjalorit tė thjeshtė tė parė greko-shqip.
Fjalori Marko Boēarit lindi si pasojė dhe e ngjarjeve qė po kalonte Greqia, ku mbas lėnjeve tė armėve arvanitėt duhet ti pėrshtateshin jetės civile shoqėrore, qė pėr ta ishte e vėshtirė.
Fjalori ka rrėndėsi tė veēantė se shpreh shumė elementė tė gjuhės shqipe nė dialektin e ēamėrishtes, ky fjalor shėrbeu edhe si mjet politik pėr tė afruar shqiptarėt me grekėrit.
Njė tjetėr detyrim i lindjes sė fjalorit greko-shqip ishte se, tregėtia nė zona tė gjera tė ballkanit bėhej nė gjuhėn greke. Kėshtu qė lindi nevoja e njė fjalori dy gjuhėsh me qėllim qė arvanitėt, pra shqiptarėt nė njė farė mėnyre ju detyruar qė tė mėsonin greqisht qė po fitonte terren si gjuhė e tregėtisė nė ballkan.
Pasi gjuha shqipe si pasojė e ndjekėjeve tė shqiptarėve nga pushtuesit e ndryshėm, u duhej qė tė jetonin tė fshehur me shekuj tė tėrė nė male dhe ishuj tė vetmuar largė lidhjeve me popujtė e tjerė.
Kėshtu gjuha shqipe ngeli njė gjuhė e pastėr kombėtare, qė flitej vetėm nga populli i saj duke ruajtur vjetėrsinė dhe pastėrtinė gjuhėsore, por qė nuk u zhvillua nė shkrim apo tė futeshin fjalė tė reja qė i pėrshtateshin zhvillimit shoqėror tė kohės apo tė njihej nga tė huajt e shumtė qė vizitonin ballkanin nė atė kohė tė pushtimit osmano turk.
Dhe heroi Marko Boēari me njė vullnet dhe guxim, nė moshėn 19 vjeēare na solli fjalorin e parė greko-shqip me titull orgjinal ‘’Fjalori dy gjuhėsh Romaiko-Arbėrishtja e thjeshtė” qė pėrbėhej nga 111 faqe, 1494 fjalė shqipe, dhe 1701 fjalė greke. Origjinali i kėtij fjalori gjendet sot nė muzeun Kombėtar tė Parisit me kodin Supplement Grec 251 numri 244 tė faqes, dhe u dhurua nė maj tė vitit 1819 nga konsulli Pukėvili.
Konsulli i Pėrgjithshėm francez nė Janinė Pukėvili duke studjuar fjalorin e Marko Boēarit, hartoi njė fjalor tė vogėl frengjisht-shqip, me rreth 440 fjalė dhe origjinali i kėtij fjalori gjendet nė muzeun Kombėtar tė Parisit.
Pėrpara betejės sė madhe nė Mesollogji, Markoja mendoi tė dėrgonte familjen e tij nė Ankona tė Italisė. Tė gjithė suljotėt me lotė nė sy u ndanė me gratė e tyre pa folur, Markoja nė ato ēaste prekėse i tha gruas ‘’Nė orėn e lirisė dua tė jemi bashkė, por nė orėn e betejės dua tė jem vetėm” u ndanė me lotė nė sy, ishte takimi i fundit.
Markoja ishte komandant i ushtrisė sė Greqisė perėndimore, kur Qeveria i dėrgoi diplomėn e komandantit tė Pėrgjithshėm, lindėn xhelozitė e kapedanėve tė tjerė. Por Markoja kėtyre xhelozive i pėrgjigjej me fisnikėri dhe tolerancė duke u thėnė-‘’Kush ėshtė i zoti, merr nesėr diplomė nė betejė” Markoja ishte njeri i dashur dhe fjalė pakėt.

Kjo gjuha arbėrishte
ėshtė gjuhė trimėrie
e fliti Admiral Miauli
Boēari dhe gjithė Suli

Mė 9 gusht 1823, Marko Boēari u vra duke luftuar kundra ushtrisė sė Mustafa Bushatit, shqiptar edhe ky, Pasha i Shkodrės.
Vdekja Marko Boēarit u bė e njohur nė tė gjithė Europėn, ai i kishte shkruajtur njė
letėr Bajronit kur ky ishte rrugės pėr nė Mesollogji. Poeti i madh anglez Lordi Bajron erdhi kur Marko Boēari kishte vdekur, dhe mbajti njė fjalim mbi varrin e Markos i veshur me kostumin e njohur kombėtar shqiptar ose arvanitas..
Pas pak kohėsh turko-egjiptianėt u pėrpoqėn ta poshtrojnė varrin e Marko Boēarit, por arvanitėt(shqiptarėt) myslimanė u sulėn kundėr tyre dhe i penguan tė poshtėrojnė varrin e heroit. Ata e morrėn trupin e Markos dhe e varrosėn me nderim heroik, me njė cermoni tė thjeshtė.

Labėria kur dėgjoi
Se u vra Marko fajkoi
Ra nė zi e ra nė goj
Kėnga i mbeti nė goj

Nė vitin 1832, me urdhėr tė qeverisė sė atėherėshme greke, Mamurasi dhe Papakosta bllokuan dhe dogjėn shtėpinė e Noti Gj. Boēari dhe tė gjitha dokumentat historike tė prejardhėjes tė fisit tė Boēarėve.
Marko Boēari vdiq, por figura e tij u bė legjendė.
Shumė historianė grekė na e deklarojnė Marko Boēarin dhe shumė heronjė tė tjerė shqiptar tė revolucionit tė 1821, si grekė dhe jo shqiptar, duke patur parasysh qė Markoja dhe tė tjerė heronjė tė 1821, i pėrkisnin fesė ortodokse. Ėshtė fatkeqėsi pėr atė komb, kur historianėt e atij kombi ngatarojnė fenė me racėn.
Qė Marko Boēari ishte shqiptar dhe bir shqiptari, kėtė na e deklaron nė vitin 1994, nipi i tij me tė njėjtin emėr Marko Boēari profesor nė Universitetin e Kuinslendit nė Australi. Kur reagonte ashpėr ndaj deklaratės sė njė deputeti grek qė mohonte kontributin shqiptar nė revolucionin e 1821 dhe origjiniėn shqiptare tė Marko Boēari.
‘’Komentet e mia tė me poshtėme kanė tė bėjnė me njė letėr tė publikuar tė njė ministri grek,qė ka deklaruar se nuk paska shqiptar nė Greqi. Duket qartė se ministri ose nuk ka dijeni ēfarė ndodh aktualisht nė vendin e tij, ose ka vendosur tė injorojė faktet. Ėshtė fakt se nė Greqia ka mė shumė se njė milion shqiptar ortodoks. Prindėrit e mi nuk kanė folur kurrė greqisht me mua,por vetėm shqip, se ata ishin krenarė pėr origjinėn e tyre shqiptare dhe fisin e tyrė shqiptar.’’

Vėrej: Me fjalėn Arvanitas kuptojmė Shqiptarė para krijimit tė shteteve Ballkanike. Shkrimtarėt Bizantik shqiptarėt e sotėm i quanin Arvanitė, shkrimtarėt Latinė shqiptarėt e sotėm i quanin Albanė, kurse shkrimtarėt osmanė dhe arabė shqiptarėt i quanin Arnaut.
Pra arvanit, alban dhe arnaut ėshtė emėrtimi i kombit tė sotėm shqiptar.
Nė Fjalorin e gjuhės greke fjala arvanit shpjegohe me origjin albanian.
Janė shfrytėzuar biblioteka e ‘’Lidhja Arvanitase e Greqisė’’ dhe libri i studiuesit grek Titos Johalas ‘’Fjalori dy gjuhės greqisht-shqip i Marko Boēarit’’
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Marko Boēari
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: .:: Mė Pranė Njėri-Tjetrit ::. :: Historia Shqiptare-
Kėrce tek: