ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi
...:::Meny Kryesore:::...
 Home
 Portali
 Forum
 Lista e Antarve
 Galeria
 Lajmet Flash
 Profili
 FAQ
 Testi I Dashuris
favoritos.gif Media & Muzika
 Telivizionet Live
 Video Klipe
 Ruzulltatet Sportive
 Mp3 Falass
 Mp3 RAP
 Kerkesa Muzikore
 Melodi Per Celular
icon_community.gif Argėtim-Zbavitje
 Video Humoristike
 Luani Lojra
 Dezing
 Poezi
 Gediche
 Argėtime
 Albumi Fotografik
 Tema tė Ndryshme
som_downloads.gif Shkarkime & Links
King-Rap Tolbar
Programe
Shkarko Scripte
Chat Programs
 Kėrko nė Forum
 Liderėt e forumit
 Ndihmė
 Kėrko
Moti Momental

Permbajta e ksaj faqe kerkon flash player per instalim kliko mbi ket tekst.


Futu nė chat

Top 5 softuerėt antivirus pėr 2008
HTML clipboard
Top 5 softuerėt antivirus pėr 2008

1. Bit Defender

2. Kaspersky

3. Eset NOD32

4. Trend Micro Antivirus

    plus AntiSpyware 

5. F-Secure Anti-Virus 

SMS Falas nga KING-RaP
Partnerėt
>>> AlBaZeMeR <<<

XoFaCe

->>Ks-MaX <<<---

->> KoSoVa.Li <<<---

 ->> Muzik-Anglisht <<<---

V.I.P Galeri

Top posters
kanuni
 
Xhebraili
 
vissari
 
El-Fuego
 
drini-89
 
RiRi
 
dj-baba
 
dosti
 
king
 
miri
 
Keywords
gjata numrin BAJRAM celular genta anglisht double murlan elvana druri loja shkronja dashuri dashurie numri ismajli nokia 2012 PORNO nika komandat gashi meda krasniqi shqip kosoves
IP Addressa Juaj&Reklama
IP


Share | 
 

 Gjuha Dhe Krishterimi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
kanuni



Numri i postimeve : 1130
Join date : 10/06/2008

Character sheet
vissi: Lojra

MesazhTitulli: Gjuha Dhe Krishterimi   Thu Jul 10, 2008 2:03 pm

GJUHA DHE KRISHTERIMI

Begzad Baliu
Shkruan: Begzad Baliu


Me rastin e 2000 vjetorit tė krishterimit nė Shqipėri, shtepia botėuese Argeta LMG botoj librin Krishterizmi nė Shqipėri tė autorit Dhori Qiriazi. Ndonėse edhe nė tė kaluaren nuk munguan pėrpjekjet qe tė bėhen studime tė veēanta mbi pėrhapjen dhe zhvillimin e krishterizmit ndėr shqipėtar, ku duhet veēuar edhe librin e profesorit tim tė nderuar Zef Mirditės Krishterizmi ndėr shqipėtar, megjithatė studimi monografik i Dhori Qiriazit ėshtė njė kontribut i ēmuar mbi ndriēimin e krishterizmit ndėr shqipėtarė nėpėr periudha historike e cila shpeshėherė ka qėnė shtrembėruar, falsifikuar por edhe mohuar nga pseudoshkėnctarėt e ndryshėm. Duke ju rrekur trajtimit tė kėsaj problematike mjaftė tė gjėrė nė pikėpamje kohore autori pėrpiqet tė na jap njė pasqyrė tė gjithėanshme mbi zhvillimin e krishterizmit nė trevat shqipėtare duke pėrfshirė raportet dhe rrethanat historike qe ndikuan nė pikėpamjėn dhe zhvillimin e kėtij re! ligjioni tek shqipėtaret. Njė gjė e tillė pasqyrohet qė nė nėnndarjen e parė tė monografisė e qe gjithėsejt janė 13, tė titulluar Fillet e Krishterimit nė Shqipėri ku krishterimi ndėr shqipėtar na paraqitet si apostolik d.m.th. i marrė nga goja e apostujve dhe jo pėrmes popujsh tė tjerė. Kjo vertetohet edhe nga letra e apostullit Pal mbi romaket e vitit 57 ku thekson: “Kėshtu prej Jerusalemit e pėrqark dhe gjėrė nė Iliri kam kryer shėrbimin e ungjillit tė Krishtit, duke u pėrpjekur tė ungjillizoj atje ku nuk ishte i njohur emri i Krishtit, qe tė mos ndėrtoj mbi tė themelin e tjetrit”. Qendrat e para tė krishtėra nė Shqipėri ishin nė qytete si Durrėsi, Butrinti, Vlora, Apolonia, Shkodra etj, theksonte historiani K. Jeriēek. Sidoqoftė ėshtė fakt se krishterimi nė Shqipėri u strehua ilegalisht nėpėr kėto qytete dhe ngrehinat e tyre sepse krishterimi u pėrndoq nga shteti romak.
Duke e trajtuar krishterimin e hershėm nė Shqipėri nė nėnndarjen e dytė autori shpreh mendimin se Shqipėria ruan shumė gjurmė tė krishterimit tė hershėm. Materialet e shumta qe flasin pėr njė krishtėrim tė hershėm tė vendasve nė Shqipėri kanė dhėnė disa varreza, si psh. tė Kukėsit, Matit, Mirditės, Krujės, Lezhės etj. Nė bazė tė dokumentacionit tė shfrytėzuar sipas autorit krishterimi ishte apostolik jo vetėm brenda territorit tė sotėm tė Shqipėrisė por edhe nė Kosovė e Maqedoni ku qe herėt pėrmendet Peshkopata e Ulpianės. Fillimisht nėnndarja e tretė e titulluar: Dy etapa tjera tė krishtėrimit nė Shqipėri pasqyron faktin se me ardhjen e sllaveve nė Ballkan ata gjetėn njė popullsi kompakte tė formuar shpirtėrisht nė pjesėn ma tė madhe. Nga pikėpamja kishtare Arbėreshet kanė qėnė tė pavarur nga sllavet, pėr arsyje se edhe me ardhjen e tyre ruhen peshkopatat e ngritura me parė. Kisha e krishtėrė e Lindjės u n! da pėrfundi¬misht nga ajo e Pėrendimit nė vitin 1054 pėr arsyje politike. Vlen pėr tu theksuar se nė trevat e Arbėrisė dallimet nuk ishin tė mėnjėhershme dhe nuk u kuptua pėr shumė kohė njė dukuri e tillė.
Duke trajtuar organizimin e kishės se krishtėrė nė Shqipėri deri nė shekujt XII-XIII autori thekson se qendra kryesore e kishės se krishtėrė nė Iliri ishte vendosur qe nė kohėn e Konstantinit tė Madh nė Sirmium - Mitrovica e Savės. Edhe kur Iliria lindore u bashkua administrativisht me Konstantinoplin nė vitin 379, kisha mbeti nėn administrimin e kryepeshkopatės se Romės deri nė vitin 732 kur Leoni i tretė i Saurit i ndau provincat lindore nga Roma dhe i bashkoi me Konstantinopolin. Nė shpjegimin pėr dioqezat e Ilirikut dhe Patrikatin e Romės autori kryesisht ndalet nė pėrpjekjet e Papatit qe edhe pas vitit 1054 t’i zgjeroj dioqezat nė favor tė saj, duke synuar bregdetin lindor tė Adriatikut.
Nėnndarja mbi ndėrhyrjet ushtarake nė lindje ndėr tė tjera potencon rolin e madh nė stabilizimin e katolicizmit nė Shqipėri qe ka luajtur Kryepeshkopata e Tivarit, e cila u theme¬lua nga Papa Grigori i shtatė 1073-1080, ndersa nėnndarja mbi Justinianėn e parė dhe Patrikanėn e Ohrit ku autori thekson se Justi¬niana e parė u themelua nga Justiniani 527-565, nderkaq Ohri e ka patur Peshkopatėn e vet qe nė shekullin e IV. Rol tė veēantė autori i kushton nėnndarjės mbi kishėn e krishtėrė nė Shqipėri nėn sundimin Osman e qe ketyre konvertimėve u jep ngjyrė politike duke i apo¬stro¬fuar bindjet fetare islame. Si shkaqe autori paraqet ruajtjėn e pronės, pushtetit lokal kurse mėnyrė pėr ti kthyer tė krishtėret nė fenė islame ka qėnė edhe diskriminimi politik i tyre. Edhe kisha e krishtėrė orthodokse nė jug tė vendit nuk shpetonte dot nga ato procese qe solli muslimanizmi i njė pjese tė popullsisė dhe sidomos prej vjeljeve tė ryshfet! eve nga ana e bejlereve dhe pashallarve tė vendit. Nė rrethana tė tilla tė veshtira u praktikua nė popull kriptokristianizimi qe autori e shtjellon nė nėnndarjen nė vijim. Kriptokristianizimi ishte njė mėnyrė mbijetese ku duke nderruar emrat nga tė krishtėrė nė mysliman, eleme¬ntet paraqitėshin si mysliman nė mardhėnjet me shtetin osman dhe si tė krishtėrė nė marėdhenjet me familjen e tyre dhe kishėn ku kryenin ritet kishtare dhe mbanin njė emėr sekret tė krishtėrė.
Autori doemos nė nėnndarjen nė vijim apo tė dhjetėn do tė trajtoj edhe pėrpjekjet pėr autoqefalinė e Kishės Ortodokse nė Shqipėri, e drejtė e cila i takonte qe nga shpallja e pavarsisė se Shqipėrisė. Ngjarja me e madhe pėr kishėn ortodokse tė Shqipėrisė ishte mbledhja e kongresit gjithėshqiptar nė Berat me 10 shtator tė vitit 1922, ku u shpall autoqefalia e kishės ortodokse tė Shqipėrisė.
Gjendja e kishės Katolike nė Shqipėri pas vitit 1945 ishte preokupim i nėnndarjes nė vazhdim tė kėsaj monografie.
Pushteti komunist e vuri nė shėnjestėr Kishėn Katolike tė Shqipėrisė, duke e cilėsuar atė si qerdhe tė agjentėve tė huaj nė Shqipėri. Pėr kėtė arsye qe nė fillim Kishės Katolike Shqiptare ju kėrkua qe tė bėnte njė sakriligj kanonik: tė shpallte autoqefalinė e saj gjė kjo e padėgjuar pėr Kishėn Katolike kudo nė botė. Pasi qe njė gjė e tillė nuk u pranua nga kleri katolik ju nėnshtrua dhunės fizike, burgosjeve, interrnimėve dhe likujdimit fizik.
Nė kėtė studim dhe pikėrisht nė nėnndarjen e para fundit autori nuk e anashkalon as Kishėn e Krishtėrė Ungjillore nė Shqipėri duke dhėnė njė pasqyrė tė historiatit tė saj. Nė nėnndarjen e fundit tė kėsaj monografie gjithsėsi me interes autori trajton vitet e ringjalljės se Kishės se Krishtėrė nė Shqipėri qe filloj pas vitit 1990.
Libri Krishterizmi nė Shqipėri i konceptuar si njė pasqyrė e historisė se krishterizmit tė popullit shqipėtar gjatė shekujve na deshmon se krishterizmi ka qėnė jo vetėm pėrkrahes i kulturės autentike tė secilit popull, por edhe aleat natyror i lirisė se tij politike dhe kulturore. Libri trajton zhvillimin e krishterizmit nder shqipėtar qe nga fillimi deri nė ditėt e sotme si pjesė pėrbėrese nė historinė kombetare shqipėtare qe nga fillet e tij e deri me sot. Natyrisht si nė qdo punim tjetėr edhe ky libėr ka mangėsi qe mund tė jenė mbase tė natyrės objektive apo teknike , mirėpo nė kėtė recension tė shkurtėr nuk kamė pasur pėr qellim tė bėjė njė analizė tė gjėrė tė veprės se Dhori Qiriazit por me tepėr kam pasur pėr qellim tė vė nė pah rėndėsinė e kėsaj vepre qe ka objekt trajtimi krishterizmin nė Shqipėri.
Duke pėrfunduar kėtė vėshtrim, e shohim tė udhės tė potencojmė edhe njė herė faktin se autori duke trajtuar kėtė problematikė ėshtė ballafaquar edhe me njė detyrė tė rėndė dhe me pėrgjegjėsi tė madhe. Mirėpo pėrpjekjet dhe angazhimi i tij bėnė qė detyra tė realizohet me sukses.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Gjuha Dhe Krishterimi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: .:: Mė Pranė Njėri-Tjetrit ::. :: Historia Shqiptare-
Kėrce tek: