ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi
...:::Meny Kryesore:::...
 Home
 Portali
 Forum
 Lista e Antarve
 Galeria
 Lajmet Flash
 Profili
 FAQ
 Testi I Dashuris
favoritos.gif Media & Muzika
 Telivizionet Live
 Video Klipe
 Ruzulltatet Sportive
 Mp3 Falass
 Mp3 RAP
 Kerkesa Muzikore
 Melodi Per Celular
icon_community.gif Argėtim-Zbavitje
 Video Humoristike
 Luani Lojra
 Dezing
 Poezi
 Gediche
 Argėtime
 Albumi Fotografik
 Tema tė Ndryshme
som_downloads.gif Shkarkime & Links
King-Rap Tolbar
Programe
Shkarko Scripte
Chat Programs
 Kėrko nė Forum
 Liderėt e forumit
 Ndihmė
 Kėrko
Moti Momental

Permbajta e ksaj faqe kerkon flash player per instalim kliko mbi ket tekst.


Futu nė chat

Top 5 softuerėt antivirus pėr 2008
HTML clipboard
Top 5 softuerėt antivirus pėr 2008

1. Bit Defender

2. Kaspersky

3. Eset NOD32

4. Trend Micro Antivirus

    plus AntiSpyware 

5. F-Secure Anti-Virus 

SMS Falas nga KING-RaP
Partnerėt
>>> AlBaZeMeR <<<

XoFaCe

->>Ks-MaX <<<---

->> KoSoVa.Li <<<---

 ->> Muzik-Anglisht <<<---

V.I.P Galeri

Top posters
kanuni
 
Xhebraili
 
vissari
 
El-Fuego
 
drini-89
 
RiRi
 
dj-baba
 
dosti
 
king
 
miri
 
Keywords
PORNO krasniqi dashurie BAJRAM 2012 gashi celular double druri genta nika loja numri shkronja shqip gjata dashuri nokia meda murlan anglisht numrin kosoves komandat ismajli elvana
IP Addressa Juaj&Reklama
IP


Share | 
 

 Dardania si pjesė e ujdhesės Pellazgo-Ilire

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
kanuni



Numri i postimeve : 1130
Join date : 10/06/2008

Character sheet
vissi: Lojra

MesazhTitulli: Dardania si pjesė e ujdhesės Pellazgo-Ilire   Thu Jul 10, 2008 2:00 pm

"Pellazgėt erdhėn nė Ballkan nė kohėt parahistorike para ilirėve dhe quhen nga Korkuti "paleoindoevropianė". Ata ishin pararendės tė ilirėve, qė mė pas u bėnė pararendės tė shqiptarėve. Sipas shkrimtarėve tė hershėm, pellazgėt banonin tė shpėrndarė nė rajonin Ballkano-Egjeas, duke pėrfshirė kėtu tė gjithė Ballkanin, bregdetin Egje tė Azisė sė Vogėl dhe Kretėn. Gjuha e tyre pellazge cilėsohej si "barbare", dmth jogreke. Studimet gjuhėsore tregojnė se ky popull la gjurmėt e tij nė Ballkan nėpėrmjet terminologjisė paragreke tė emrave tė njerėzve, vendeve dhe hyjnive - emra, qė nuk kanė asnjė lidhje me greqishten, por qė mund tė shpjegohen nėpėrmjet ilirishtes dhe shqipes." Edwin Jacques "SHQIPTARET Historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme" fq. 44
"Iliria. Kėtė emėr e mori ky vend, siē thonė, nga Iliri, i biri i Polifemit. Bijtė e qiklopit Polifem dhe Galatės, tė quajtur Kelt, Ilir dhe Gal, lanė Siqelinė dhe u bėnė sundimtarė mbi fise, tė cilėt nga emrat e tyre u quajtėn keltė, ilirė dhe galė. Nga shumė legjenda qė tregohen, kjo mė pėlqen mė tepėr. Bijtė e Ilirit kanė qenė Enheleu, Autari, Dardani, Medi, Taulanti dhe Perrebi; vajzat e tij ishin Partha, Daortha, Dasara dhe tė tjera, nga kanė rrjedhur taulantėt, perrebejt, enhelejt, autariatėt, dardanėt, parthinėt, dasaretėt dhe darsejt. Thonė se Autari pati pėr bir Panonin ose Paionin), dhe ky i fundit pati pėr bij Skordiskun dhe Tribalin, nga tė cilėt muarėn emrin dhe fiset. Po kėta probleme le t'ua lėmė arkeologėve. Sa pėr fiset ilire, kėta janė akoma tani tė shumta dhe tė dėgjura, siē ėshtė e natyrshme nė njė vend aq tė gjerė; kėta banojnė ndėr krahinat e gjera tė skordiskėve edhe tribalėve, tė cilėt nga luftat qė patėn midis tyre u shkatėrruan aq shumė, sa qė nga tribalėt mbeti njė pakicė fare e vogėl, e cila mė nė fund iku dhe vajti pėrtej Istrit nė viset e gotėve; kėshtu pra ky fis, qė ishte nė lulėzim gjer nė kohėt e Filipit dhe tė Aleksandrit, tani ėshtė i shkretė dhe pa emėr". APPIANI ALEXANDRINI HISTORIA ROMANA (Historia e Romės)"Yllyriku"
Historia e Dardanise eshte e lidhur me historine pellazgo-ilire te Mesdheut, deri ne ate shkalle sa mund te themi se Dardania dhe dardanet jane protagoniste te historise qe nga shekulli XIII-XI p.e.r. deri ne renien e perandorise bizantine ne shekullin XIV te e.r.
"Ky popull indoevropian [dardanet] u shpėrngul nė drejtim tė perėndimit nė Azinė e Vogėl dhe e lidhi fatin e vet ngushtėsisht me Trojėn, njė nga portat e sė cilės mori emrin "Porta Dardane". Ndėrsa ngushtica pranė Gadishullit Ballkanik u quajt Dardanelet dhe, duke shkuar mė nė perėndim krahina shqiptare e Kosovės nė lashtėsi kishte emrin Dardania. Nė radhėt e aleatėve tė Trojės ishin edhe "pellazgėt fisnikė", qė, ndoshta, ishin po ata luftėtarė, tė cilėt njiheshin gjithandej si "pellazgėt e ashpėr nga tokat pjellore tė Larisės" Edwin Jacques "SHQIPTARET Historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme" fq. 59
Themeluesi i Trojes ishte Dardani. Dhe nga Troja dhe heronjte e saj rrjedh historia. Troja e themeluar nga Dardani nuk ishte greke. Ne poemat e Homerit, te shkruara ne shekullin VII p.e.r., evokohej lavdia e Trojes dhe heronjve te saj, dhe Homeri nepermjet ketyre poemave donte te ngrinte moralin e bashkekohesve duke ju kujtuar heroizmat e paraardhesve. Kete histori greket e kane pervetesuar dhe e quajne histori greke. Ndonese edhe ne poemat e Homerit, kur behet fjale per luften e Trojes, thuhet se greket shkuan ne Troje per te marre Helenen, pra Troja nuk na del greke edhe nga vete keto poema.
Por greket kane pervetesuar me shume historine e jugut te Shqiperise ate qe quhet Epir. Luftetaret e Epirit qe moren pjese ne luften e Trojes ata i quajne greke. Greket e vene veten ne pozicionin e paraardhesve te epiroteve qe luftuan ne Troje. Greke ata quajne edhe familjen mbreterore te Akilit, pasardhesit e te cilit na sjellin deri tek Pirro i Epirit, qe, qe te gjithe, jane molose, pra ilire. Greket nuk kane qene ne Troje. Siē thote studjuesi francez Edvin Zhak
"Mėse njėherė vėmė re se historianėt, gjeografėt dhe shkrimtarėt grekė ngulin kėmbė nė dallimin midis pellazgėve tė parė dhe rivalėve tė tyre, grekėve helenė, tė ardhur mė vonė. Njė ditė historia tradicionale "greke" mund tė rishkruhet sėrish…" Edwin Jacques "SHQIPTARET Historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme" fq. 54
"Mirėpo ēuditėrisht edhe protagonistėt e tjerė tė dramės trojane ishin gjithashtu pellazgė. Helena e bukur, e rrėmbyer nga Parisi, ishte faktikisht Helena e Argosit pellazg, gruaja e Menelaut, mbretit tė Spartės pellazge. Kryekomandanti i ekspeditės ishte Agamemnoni, mbreti i Mikenės, e pėrmendur shpesh sė bashku me Argosin fqinj. Nė ushtrinė e Agamemnonit shėrbenin dy vėllezėr tė Helenės, familja e tė cilėve e kishte origjinėn nga Lakedemoni, qytet i fuqishėm ushtarak pellazg, i quajtur edhe Sparta. Pastaj vinte Akili legjendar, mbreti i Mirmidonėve tė Thesalisė, bir i prijėsit tė madh e tė hershėm Pellazg Peleut. Eolėt, jonėt dhe dorėt nuk pėrmenden kurrė nga Homeri; trupave rrethues ai u drejtohej si akej, argivė ose danaj. Cilėt ishin kėta? Akea ishte njė provincė nė kufirin verior tė Mikenės pellazge. Argivėt ishin banorė vendas tė Argosit pellazg. Danajt e kishin marrė emrin nga Danai, mbreti i hershėm i Argosit. Ndonėse disa aleatė tė trojanėve flisnin gjuhė tė ndryshme, duket se heronjtė klasikė brenda dhe jashtė mureve tė Trojės ishin pellazgė e jo grekė. Ata bisedonin pa vėshtirėsi nė njė gjuhė tė pėrbashkėt, adhuronin tė njėjtėt heronj, ishin njėlloj tė zotėt pėr rritjen dhe stėrvitjen e kuajve, kishin fatrrėfyes tė pėrbashkėt qė kėshilloheshin me perėndi tė pėrbashkėta, praktikonin tė njėjtat rite e lutje fetare, si edhe ndiqnin tė njėjtat tradita e zakone tė pėrbashkėta, si p.sh, zakonin e varrimit. Dikush ėshtė shprehur se: "Homeri pėrjetėsoi homogjenitetin e gjuhės dhe tė kulturės sė tyre. Brenda dhe jashtė mureve, kėta heronj tė luftės sė Trojės ishin tė gjithė pellazgė e jo grekė."Edwin Jacques "SHQIPTARET Historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme" fq. 60

"Interesimi i dukshėm i Homerit pėr origjinėn pellazge tė heronjve tė tij mund tė mbėshtesė fare mirė tezėn e Strabonit rreth prejardhjes pellazge tė vetė poetit tė verbėr. Sigurisht, studiuesit janė tė njė mendjeje se, ndonėse kėto poema epike kanė mbėrritur te ne nėpėrmjet gjuhės greke, teksti pėrmbante shumė shprehje e konstrukte tė ēuditshme, qė e kishin zanafillėn nė gjuhėn mė tė hershme pellazge. Nė fakt, nė librin e tij "Hyrje nė indoevropianishte", Gounaris hedh tezėn se emri Homer e ka prejardhjen nga shprehja pellazge e keqardhjes pėr njė tė verbėr: "Ho i mjerė!" Edwin Jacques "SHQIPTARET Historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme" fq. 60
"Fushata ushtarake dhjetėvjeēare e Trojės nuk ishte njė luftė greke, por njė konflikt ndėrfisnor pellazg. Tė gjithė ata flisnin njė gjuhė pellazge "barbare" e jo greke." Edwin Jacques "SHQIPTARET Historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme" fq. 65
"Para luftės trojane Hellada, me sa duket, nuk ka bėrė asgjė me forca tė pėrbashkėta. Mua bile mė duket se ajo si tėrėsi nuk e mbante akoma kėtė emėr; se njė emėrtim i tillė as nuk ekzistonte para Helenit, birit tė Deukalionit; dhe se emrin ia kanė dhėnė asaj, sipas emrave tė tyre, fiset e ndryshme, mė tepėr pellazgėt. THUCIDIDIS HISTORIAE (Historitė) LIBRI I
Edhe sikur greket te kene qene ne kete lufte, se bashku me shume fise te tjera pallazge, per motivet per te cilat beheshin luftrat ne ate kohe, pra pervetesim trojesh dhe plaēke lufte, gjithsesi ata nuk ishin trojanet qe dolen te rrenuar nga kjo lufte.
Dardani njihet si themeluesi i Trojes. Dardanele mban akoma emrin ngushtica me te njejtin emer te marre nga dardanet.
Kur behet fjale per perandorin romak Klaudi ne historine e perandoreve thuhet
"…Klaudi u dallua jashtėzakonisht shumė guximi i kalorėsisė sė dalmatėve, pasi Klaudi linte tė kuptohej, se ishte me prejardhje nga kjo provincė, megjithėse tė tjerė thonė se ishte dardan dhe qė rridhte nga mbreti i trojanėve Ili) dhe nga Dardani) vetė." SCRIPTORES HISTORIAE AUGUSTAE (Shkrimtarėt e historisė sė perandorėve) libri XXV
Vete fjala "trojė" eshte e perdorur nder shqiptaret dhe simbolizon token, truallin. Qe te kujton faktin se pellazget, paraardhesit e shqiptareve, e lidhnin veten e tyre me token dhe quheshin edhe bijte e tokes, te pellgut. Ata adhuronin token, gurin, sikurse ndodh akoma nder shqiptaret. Ata ishin te lidhur me token, pas humbjes se madhe qe paten me vithisjen e vendit te tyre Atlandes. Dhe Dardanet ishin pellazge.
"Dardania kufizohet me fiset maqedonase dhe paione nga ana e jugut sikundėr edhe me autariatėt e dasaretėt, tė tjerė kėta, nė vise tė tjera, qė janė kufitare nė mes tė tyre dhe me autariatėt. Dardanė janė edhe galabrėt, tek tė cilėt…) ėshtė njė qytet i vjetėr, edhe thunatėt, tė cilėt nė lindje janė nė kufi me medėt, fis thrak. Dardanėt janė aq tė egėr sa edhe nėn pleh bagėtish rrėmijnė gropa dhe aty rrojnė; megjithėkėtė muzikėn nuk e lėnė mėnjanė, po pėrkundrazi pėrdorin gjithmonė fyej e vegla me kordha. Kėta, pra, banojnė nė thellėsitė e vendit; do t'i pėrmendim edhe mė vonė." S T R A B O N I S G E O G R A P H I C A (Gjeografia) LIBRI VII
"Kam dėgjuar se dardanėt e Ilirisė lahen vetėm tri herė gjatė gjithė jetės sė tyre… kur lindin, kur martohen dhe kur vdesin." CLAUDII AELIANI 1. DE ANIMALIUM NATURA (Mbi natyrėn e kafshėve) LIBRI IV
"Pas Panonisė vjen provinca e quajtur Myzia, e cila zgjatet me rrjedhjen e Danubit deri nė Pont. Fillon me lumin [Sava] qė pėrmendėm mė sipėr. Nė tė pėrfshihen dardanėt, kelegerėt, tribalėt, timahėt, myzėt dhe thrakėt e Pontit deri nė Skythi.
Lumenjt e pėrmendur qė vinė nga Dardania janė Margu, Pingu, Timahu nga Rodopi, Oesku, nga Hemi, Uti, Asami, Jeteri." C. P L I N I S E C U N D I NATURALIS HISTORIAE (Historia e Natyrės) LIBRI III
"Dionisi, ashtu si bashkėkohėsi i tij Virgjili, shkruante se, pas rėnies sė Trojės, Enea lundroi nga gjiri i Ambrakisė, gjatė bregut tė Epirit, deri nė Buthrotum, Butrintin shqiptar. Enea marshoi pėr dy ditė, derisa mbėrriti nė Dodonėn pellazge, me qėllim qė tė kėshillohej me orakullin. … Prania e trojanėve nė Butrint vėrtetohet nga njė kodėr me emrin Trojė, ku ata ngritėn pėrkohėsisht kampin e tyre… Edhe prejardhjen e Eneas ai e nxirrte nga Dardani. Mė tej, ai citon autoritetet e lashta greke e romake pėr tė treguar se Roma ish me refugjatė nga Troja dhe se themeluesit, Romulusi e Remusi, ishin bij tė Eneas, ose bij tė bijės sė Eneas, me fjalė tė tjera, ishin dardanė e rrjedhimisht pellazgė." Edwin Jacques "SHQIPTARET Historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme" fq.56, Po kėshtu Elini ėshtė i biri i Priamit (mbret i Trojes) qe ngriti Butrintin ne shembullin e Trojes.
Nė "Eneiden" – nė "Iliadėn" e "Odisenė" romake – tregohet pėr peripecitė e udhėtimit tė heroit trojan Eneut, i cili pėrpara se tė arrinte nė Lat pėr tė formuar gjoja mbretėrinė e tij nė tokėn latine qendroi pėr pak ditė edhe nė Butrint. Kjo poemė e mrekullueshme epike mbeti e papėrfunduar dhe doli nė dritė vetėm mbas vdekjes sė autorit. Nė veprėn e Virgjilit spikat njė stil i bukur, njė varg melodioz dhe njė gjuhė e punuar. Pėrkthimi ėshtė mbėshtetur nė botimin: P. Vergili Maronis Opera post Ribbeckium tertium recognovit Gualtherus Janell, editio maior. Lipsiae in aedibus B.G. Teubneri 1920.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Dardania si pjesė e ujdhesės Pellazgo-Ilire
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: .:: Mė Pranė Njėri-Tjetrit ::. :: Historia Shqiptare-
Kėrce tek: