ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi
...:::Meny Kryesore:::...
 Home
 Portali
 Forum
 Lista e Antarve
 Galeria
 Lajmet Flash
 Profili
 FAQ
 Testi I Dashuris
favoritos.gif Media & Muzika
 Telivizionet Live
 Video Klipe
 Ruzulltatet Sportive
 Mp3 Falass
 Mp3 RAP
 Kerkesa Muzikore
 Melodi Per Celular
icon_community.gif Argėtim-Zbavitje
 Video Humoristike
 Luani Lojra
 Dezing
 Poezi
 Gediche
 Argėtime
 Albumi Fotografik
 Tema tė Ndryshme
som_downloads.gif Shkarkime & Links
King-Rap Tolbar
Programe
Shkarko Scripte
Chat Programs
 Kėrko nė Forum
 Liderėt e forumit
 Ndihmė
 Kėrko
Moti Momental

Permbajta e ksaj faqe kerkon flash player per instalim kliko mbi ket tekst.


Futu nė chat

Top 5 softuerėt antivirus pėr 2008
HTML clipboard
Top 5 softuerėt antivirus pėr 2008

1. Bit Defender

2. Kaspersky

3. Eset NOD32

4. Trend Micro Antivirus

    plus AntiSpyware 

5. F-Secure Anti-Virus 

SMS Falas nga KING-RaP
Partnerėt
>>> AlBaZeMeR <<<

XoFaCe

->>Ks-MaX <<<---

->> KoSoVa.Li <<<---

 ->> Muzik-Anglisht <<<---

V.I.P Galeri

Top posters
kanuni
 
Xhebraili
 
vissari
 
El-Fuego
 
drini-89
 
RiRi
 
dj-baba
 
dosti
 
king
 
miri
 
Keywords
nika shkronja genta anglisht komandat ismajli dashuri murlan nokia BAJRAM dashurie gjata numrin druri meda 2012 elvana gashi kosoves krasniqi double numri shqip celular PORNO loja
IP Addressa Juaj&Reklama
IP


Share | 
 

 FretĖrit Franceskan GjatĖ HistorisĖ - Historia Shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
kanuni



Numri i postimeve : 1130
Join date : 10/06/2008

Character sheet
vissi: Lojra

MesazhTitulli: FretĖrit Franceskan GjatĖ HistorisĖ - Historia Shqiptare   Thu Jul 10, 2008 1:59 pm

FRETĖRIT FRANCESKAN GJATĖ HISTORISĖ - HISTORIA SHQIPTARE

Pater Anton Harapi ne gjyqin komunist

Nga Selim Hasanaj

Pater Anton Harapi

"Nė qoftė se asht krim ti sherbesh atdheut me tanė zemren dhe me qellime tė pastra; nė qoftė se asht gja e keqe tė punosh per gjuhen shqipe dhe tė depertosh nė thellsinė e sajė; nė qoftė se quhet faj tė edukosh rininė nė frymen e idealeve ma tė nalta shqiptare; nė qoftė se vuan per popullin dhe me popullin sepse e perqeshin dhe e fyejnė; nė qoftė se konsiderohet tradhti tė flijosh jeten per mvetsinė e Shqipnisė, - atėherė unė dhe tė gjithė franceskanet shqiptarė jemi fajtorė, jemi kriminelė, jemi tė kėqij, jemi tradhtar tė popullit tonė. Nuk do ishte i rand c'do denim qė do tė mė jepej. Vdekja do tė ishte pak."

Me kėto fjalė tė shqiptueme ballėhapun dhe me sy tė shkelqyem, martiri i kombit, At Anton Harapi ju pergjigj atyne qė e kishin akuzue se kishte punue kunder interesave popullore dhe e denuen me vdekje.
Mbrojtja e kėtij franceskani modest asht pasqyrė e vertetė e veprimtarisė sė franceskanve shqiptarė. Do tė duhej shkrue shumė, ndoshta me ditė dhe netė tė tana per disa vite per ti shkrue meritat e bijve tė kėtij urdhni nė dobi tė popullit shqiptarė. Andaj unė nuk mund tė ndalem gjatė rreth kėsaj teme sepse besa pranojė se mė mungon edhe njohunia, por do tė shkruej shkurtimisht per aq sa dij per franceskanet shqiptarė vetem sa per ta perkujtue kujtimin per ta.
Miku i Shqipnisė Dr. Gr. Uhler , nga Vjena shkruen: " Historia e popullit shqiptarė, historia e luftės kunder turqve, e cila ka zgjatė qinda vjet, historia e rilindjes kombėtare nuk mund tė ndahet nga veprimtaria e fretėrve dhe klerit tė Shqipnisė". Derisa fletė per kėtė temė ky shkrimtar i njohun thotė sa vijon: " Franceskanet ishin udhėheqes tė palodhun, tė gatshem per tu flijue, tė frymzuem nga lufta e shqiptarve per atdhe dhe fe ".

Nese i hedhim nji sy historisė sonė kombėtare , sidomos asaj tė pashkrueme do shofim se nuk ka pas levizje kombėtare nė Shqipni qoftė me penė apo me armė , ku fretėrit tė mos ken marr pjesė aktive. Andaj mendojė se asht koha tė shkruhet historia objektive, pa paragjykime, por me ndjenjė dhe zemėr dhe do shofim se veprimtaria kombėtare e franceskanve do tė dal nė pah nė ngjyrat ma tė ndritshme.

Tė shkojė pak nė kohen e Gjergj Kastriotit. Kjo ishte padyshim koha e lulzimit ma tė madhė tė races shqiptare sikur e quen miku i madh i Shqipnisė Dr. Milan Shuflaj nė vepren e tij " SERBET DHE SHQIPTARET", fq.195, perkthye nė shqip nga Karl Gurakuqi dhe Zef Pekeqi. Shuflaj thotė se franceskanet e kanė nda tė keqen dhe tė miren me popullin shqiptar.
Po tė hapim faqet e cilesdo histori qė e shkruen jeten dhe vepren e kryeheroit tonė, do tė shofim se fretėrit kanė luejt rrol tė rendsishem nė tė gjitha aksionet dhe veprimet e heroit tė madh.
Fabijanic, nė librin e tij " Storia Dei Frati minori in Dalmazia e Bossina" kap. IX , fq, 204, shkruen se Gjergj Kastrioti , pas ramjes sė Svetigradit nė duer tė turqve ( 31. 07. 1449) dhe kur pau se ushtria anmike theu frontin dhe me forca tė mėdha ishte nisun drejtė Shqipnisė, dergoi te Papa Nikolla V, fratin Andrea , peshkop i atėhershem i Tivarit qė ta njoftonte Papen se nuk ishte nė gjendje ta ngrinte popullin nė kryengritje per shkak tė mungesės sė parave. Po ky frat sė bashku me Pal Engjėllin , peshkop nė Drisht dhe me Arianitin ndermjetsuen per tė pajtue Kastriotin me Dukagjinin (Fan Noli " Historia e Skenderbeut" 1921, fq. 194.)

Po kaloj tash nė kohen ma tė re. Edhe kjo kohė fletė mjaftė qartė per veprimtarinė e franceskanve shqiptarė nė zgjimin e vetdijes kombėtare per bashkimin e gjithė shqiptarve pa dallim besimi, feje dhe krahine, per nji ideal, per clirimin dhe mvetsinė e Shqipnisė. Po fillojė sė pari me veprimtarinė kombėtare tė bajraktarve tė Malėsisė sė Madhe dhe luften e tyne kunder Turgut Pashes, me 1910 dhe 1911. Kjo veprimtari ishte e inspirueme nga kėta bij tė Shen Franceskut. Heroi i maleve Dedė Gjon Luli, plaku nga Traboina qė me 06.prill ngriti flamurin e Kastriotit nė Decic sė bashku me bashkluftetaret e vet; Mirash Luca, Tomė Nikolla, Mirash Pali , Mehmet Shpendi e qinda tė tjerė luftėtarė qė i dhanė grushtin e fundit Perandorisė anadollake nė Evropė, kishin si kėshilltarė dhe bashkpuntorė famullitaret nga malet, tė cilet ndan me ta vuajtjet e luftės. Dhe Homeri shqiptar At Gjergj Fishta kėto vuejtje i quan LOT GJAKU.

Kryengritja e Malėsisė sė Madhe pati jehonė tė madhe dhe inspirojė edhe kryengritjet tjera. Vlen tė permendim atė tė malėsorve tė Krahinės sė Matit sepse edhe aty shofim gishtin e franceskanve. Rubiku u ba strehė e patriotve. Epror i franceskanve ishte martiri i kohėve tona At Pal Doda nga Kosova. At Pal Doda me tė drejt mund tė quhet SPIRITUS MOVENS sepse ishte udhėheqės i tė gjitha aksioneve dhe ndermjetės midis qendrave kryengritėse. Nė Rubik ishte perqendrimi i nacionalistve tė Shkodres, Dursit e Tiranes. Aty bahej furnizimi , me armė dhe ushqim, aty strehoheshin tė plagosunit dhe aty u ba edhe varrimi i trimit Llesh Nikė Dodės tė cilin At Gjergj Fishta e perjetėsoi me liriken e pashoqe " Nė diten e tė vdekunve" qė u botue per herė tė parė nė " HYLLI I DRITĖS" nė nandor 1913.

Tė shkoj tutje. Me 07.03.1913 ushtria malazeze shkeli teritorin shqiptarė dhe me bajoneta vrau At Luigj Paliqin, sepse donte nji Shqipni tė lirė. Me 13. tetor 1929 u vra tradhėtisht nga pushteti serboslav nė Prizren At Shtjefen Gjecovi. Dhe kush nuk do tė dij se kush ishte At Gjecovi. Falė tij u rujt dhe e kemi thesarin e madh kombėtar, KANUNIN E LEKĖ DUKAGJINIT. Per Kanunin Prof. Von Scheerin ka thanė: "Do tė ishte me mjaftė vlerė sikur Evropa ta dinte se cfar i solli populli i vogėl shqiptarė zhvillimit tė kultures".

Sa ma shumė i afrohem kohes sonė, aq ma shumė duken meritat e franceskanve, si nė fushen patriotike ashtu edhe nė veprimtarinė per bashkimin e popullit shqiptarė. Kur u mvetsue Shqipnia mė 1913 ata nxoren revisten HYLLI I DRITES, revistė kjo tė cilen e lavdon Prof. Antonio Baldaci.
Me 1916 franceskanet sollen nė Shkodėr nji shtypshkronjė tė madhe dhe moderne per kohen ku u botuen qindra libra shqip. Per ketė shtypshkronje At Fulvio Cordignano nė vepren e tij " EPOPEJA KOMBĖTARE E POPULLIT SHQIPTAR" nė fq.107, thotė: " Me kėto botime dhe levizje nė literaturen shqiptare mund tė konstatohet pa kurfar dyshimi se urdhni franceskan nė Shkoder krijojė vatrat e para tė kultures shqiptare. Nė ketė shtypshkronjė u botue per dy vjet pa nderpremje gazeta e njohun "POSTA E SHQIPNISĖ" me tė cilen bashkpunuen shkrimtaret tanė ma tė mėdhej.

Franceskanet mbajten dhe persosen mėsimin nė shkollen fillore, tė cilen e kishte formue rinia shkodrane qė nga 1855 e nė tė cilen mesohej shqipja qė nė vitin 1902 kur shkollen e udhėhiqte At Gjergj Fishta. Bashk me at shkollė franceskanet formuen edhe liceun ILLYRIKUM nga doli nji numer i madhė intelektualesh qė edhe janė krenaria e atdheut. Franceskanet i kushtuen kujdes edhe edukimit tė grues shqiptare dhe u besuen mesimin motrave tė ndershme stigmatine, tė cilat edukuen nanat tė denja per emnin e shqiptares , neper foshnjore, shkollat fillore dhe gjimnazet.

Pra per mos me e zgjat , per perfundim po them se vlen tė perkujtohen me pietet frati i rapsodisė Bernardin Palaj, frati i penes sė zjarrtė Gjon Shllaku, mikpritsi zemerbardhė Mati Prenushi, zemra e trimit nga malet At Klement Miraj, frati fjalė ambel Arqipeshkvi Vincenc Prenushi dhe mbi tė gjithė dhe ma i pari Homeri shqiptarė, baba i alfabetit ma i madhi nder tė pavdekshmit At Gjergj Fishta.
Historia kombėtare shqiptare asht e pandashme me historinė e franceskanve dhe dhasht zoti qė historianet e ardheshem tė mos e ndajnė njanen nga tjetra.

Selim Hasnaj
Sarpsborg
Norway
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
FretĖrit Franceskan GjatĖ HistorisĖ - Historia Shqiptare
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: .:: Mė Pranė Njėri-Tjetrit ::. :: Historia Shqiptare-
Kėrce tek: