ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi
...:::Meny Kryesore:::...
 Home
 Portali
 Forum
 Lista e Antarve
 Galeria
 Lajmet Flash
 Profili
 FAQ
 Testi I Dashuris
favoritos.gif Media & Muzika
 Telivizionet Live
 Video Klipe
 Ruzulltatet Sportive
 Mp3 Falass
 Mp3 RAP
 Kerkesa Muzikore
 Melodi Per Celular
icon_community.gif Argėtim-Zbavitje
 Video Humoristike
 Luani Lojra
 Dezing
 Poezi
 Gediche
 Argėtime
 Albumi Fotografik
 Tema tė Ndryshme
som_downloads.gif Shkarkime & Links
King-Rap Tolbar
Programe
Shkarko Scripte
Chat Programs
 Kėrko nė Forum
 Liderėt e forumit
 Ndihmė
 Kėrko
Moti Momental

Permbajta e ksaj faqe kerkon flash player per instalim kliko mbi ket tekst.


Futu nė chat

Top 5 softuerėt antivirus pėr 2008
HTML clipboard
Top 5 softuerėt antivirus pėr 2008

1. Bit Defender

2. Kaspersky

3. Eset NOD32

4. Trend Micro Antivirus

    plus AntiSpyware 

5. F-Secure Anti-Virus 

SMS Falas nga KING-RaP
Partnerėt
>>> AlBaZeMeR <<<

XoFaCe

->>Ks-MaX <<<---

->> KoSoVa.Li <<<---

 ->> Muzik-Anglisht <<<---

V.I.P Galeri

Top posters
kanuni
 
Xhebraili
 
vissari
 
El-Fuego
 
drini-89
 
RiRi
 
dj-baba
 
dosti
 
king
 
miri
 
Keywords
gashi shkronja loja numrin PORNO BAJRAM elvana anglisht murlan nika 2012 dashuri double kosoves meda nokia numri celular gjata shqip dashurie genta krasniqi ismajli komandat druri
IP Addressa Juaj&Reklama
IP


Share | 
 

 Gjithcka rreth Europianit 2008.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Gjithcka rreth Europianit 2008.   Wed Jul 09, 2008 3:00 am

Vjena, kryeqyteti i Evropianit





Qyteti bėhet gati pėr muajin e "etheve tė futbollit"
Qyteti i Vjenės do tė jetė epiqendra e futbollit evropian gjatė kėtij muaji. Tė 16 skuadrat pjesėmarrėse nė "Euro 2008" kanė vetėm njė ėndėrr, tė jenė nė kryeqytetin e Austrisė mė 29 qershor, datėn kur luhet finalja e "Euro 2008", aktiviteti mė i rėndėsishėm futbollistik i kėtij viti. Ndaj qyteti po bėhet gati t‘i pėrgjigjet nė mėnyrėn mė dinjitoze kėtij interesimi, duke bėrė gjithēka gati pėr tė pritur tifozėt dhe turistėt qė do ta mbipopullojnė gjatė tė gjithė qershorit.

Vjenezėt e kanė kuptuar rėndėsinė e tyre dhe fraza "Qyteti ku vendoset Evropiani" shfaqet thuajse nė ēdo rrugė. Nė fazėn e grupeve, nė kėtė qytet do tė luhen vetėm ndeshjet e Kombėtares austriake, ndėrsa mė pas do tė luhen dy ēerekfinale, njė gjysmėfinale dhe finalja. Me pak fjalė, ēdo pretendent qė synon trofeun do tė jetė i detyruar tė bėjė njė vizitė nė kėtė qytet dhe tė shkelė barin e stadiumit "Ernst Hapel". Transformimi i qytetit ėshtė i dukshėm, pasi organizatorėt kanė bėrė tė pamundurėn qė ai t‘u ngjajė metropoleve mė tė mėdha si Roma, Parisi, Londra apo dhe Barcelona. Pėr mė tepėr, nė krahasim me kėto metropole tė mėdha evropiane, eficenca dhe pastėrtia janė mė tė ndjeshme, pa harruar se ka mundėsi tė mėdha pėr argėtim gjatė ditėve tė qėndrimit. Jo rastėsisht austriakėt kanė filluar tė quhen "gjermanėt e Mesdheut".

Vjenezėt janė mėsuar tė jenė nė qendėr tė vėmendjes, por ky Evropian i ka bėrė tė ndjehen ndryshe. Tė gjithė e dinė se Austria rrezikon tė hyjė nė histori si vendi organizator qė paraqitet mė dobėt nė fazėn finale tė njė turneu, por duket se njė gjė e tillė nuk i shqetėson shumė vendasit. Nė tė kundėrt, ata janė krenarė thjesht pėr faktin se organizojnė njė turne tė tillė, ndonėse vazhdojnė tė shpresojnė te ndonjė mrekulli historike e Kombėtares sė tyre.

Pėr tė marrė pjesė nė festėn e madhe qė po pėrgatitet, mjafton qė tė hipėsh nė tren, zgjidhja mė ekonomike edhe pse faktikisht biletat me 8 udhėtime nė zona tė ndryshme kushtojnė 299 euro. Eleganca ėshtė e pakrahasueshme me trenat e tjerė tė tė gjithė Evropės, por saktėsia lė shumė pėr tė dėshiruar. Pėr mė tepėr, ata qė zotėrojnė njė biletė tė ndeshjeve tė Evropianit do tė vlerėsohen dyfish, pasi udhėtojnė falas nė cilėndo linjė qė pėrshkon Austrinė. Njė avantazh i ndjeshėm pėr udhėtarėt "24 orėsh" ėshtė ēmimi i depozitimit tė bagazheve nė stacionin "Westbanhof" tė Vjenės. Depozitimi i njė valixheje pėr 24 orė kushton vetėm 2.5 euro, ndėrsa nė tė gjithė Evropėn ky ēmim ėshtė 10 herė mė i lartė.

Hotelet janė problemi mė i madh pėr organizatorėt, pasi prenotimet kanė filluar thuajse njė vit mė parė. Pėr kėtė arsye, situata ka filluar tė cilėsohet dramatike. Megjithatė, ekzistojnė ende vende pėr udhėtuesit qė do tė shohin njė ndeshje tė vetme nė Vjenė. Ēmimet variojnė nga 10 nė 35 euro nata nė hotelet-konvikt, mė se e pėrballueshme pėr tifozėt qė nuk kėrkojnė luks, por njė vend pėr tė kaluar natėn pas ndeshjes. Pėr kėto lloj hotelesh, prenotimet nuk vlejnė, por duhet tė paraqitesh qė nė mėngjes pėr tė zėnė njė shtrat, pasi janė ndėr vendet mė tė frekuentuara. Zgjedhja e restoranteve apo bareve pėr tė kaluar disa orė ėshtė mė e thjeshtė, pasi Vjena ofron variante nga mė tė ndryshmet. Pastiēeria "Oberala" ėshtė njė nga mė tė njohurat nė Evropė, dhe ia vlen tė hysh, qoftė edhe pėr tė parė dekorimin e saj. Nė qendėr tė qytetit ekziston edhe njė lokal australian, "Crossfield", ku shėrbehet mish krokodili. Ekziston edhe parku popullor "Burggarten", pėrballė bibliotekės "Neue Burg". Nė krah tė kėsaj biblioteke ėshtė njė lokal qė ka njė serė gjigande, njė oaz i mirėfilltė nė mes tė Vjenės, ku gjithēka duket ndryshe.

Mė pas e kanė radhėn bukuritė turistike tė qytetit, tė cilat janė tė panumėrta. Qyteti ėshtė i mbushur me ndėrtesa tė shekullit XVIII, duke filluar nga muzetė, rezidencat dhe kopshtet perandorake, apo shėtitorja e famshme qė fillon nga Teatri i Operės dhe pėrfundon te katedralja Stephansdom. Pėr sa u pėrket ambienteve futbollistike, "Fan Meile" ėshtė ambienti i duhur pėr tifozėt, tė cilėt do tė kenė njė rrugė tė tėrė nė dispozicion tė tyre. Sheshi kryesor pėr tifozėt ėshtė caktuar para Parlamentit austriak, ku do tė ketė kontrolle tė rrepat policore, por edhe ekrane gjigande, birrari, dyqane kinkalerie me temė ekskluzivisht futbollistike, apo qendra tė tjera pėr tė tėrhequr turistėt qė duan tė pėrjetojnė nė mėnyrėn mė tė mirė kėtė eveniment. Janė edhe tre "Fan Meile" tė tjerė nė qytet, ku njėra prej tyre ėshtė ndėrtuar nė bregun e Danubit, duke improvizuar njė plazh me rėrė, palma dhe ndenjėse. Nė kėto qendra tė improvizuar turistike do tė shfaqen vazhdimisht filma qė i dedikohen futbollit, duke filluar nga ai i 11 qershorit, qė tregon historitė e Peles dhe Garinēės, apo ai i Zidan mė datė 17. Ky i fundit ėshtė njė dokumentar i rrallė, pasi 17 kamera kanė filmuar ēdo sekondė tė francezit nė ndeshjen Real Madrid-Vilareal, duke e "zbėrthyer" si tė ishte njė dokumentar natyror. Pėr mė tepėr, tifozėt do tė kenė mundėsinė tė gjejnė nė kėto pika edhe flamujt e skuadrave tė tyre, me ēmime shumė tė ulėta nė krahasim me pjesėn tjetėr tė Evropės, pasi kushtojnė vetėm 5 euro. Nė njė atmosferė tė tillė duket qartėsisht se Vjena ėshtė gati pėr tė pėrjetuar magjinė e Kampionatit Evropian, duke qenė e ndėrgjegjshme se pėrmes rrugėve tė saj do tė kalojnė tė gjithė ata qė ėndėrrojnė tė ngrenė lart

trofeun "Henri Delouni" nė natėn e 29 qershorit.


Vjena

Organizatorėt e "Euro 2008" pėr kėtė qytet kanė vendosur tė rritin ēmimin e birrave nė 4.5 euro. "Nuk duam tė promovojmė alkoolizmin, ndėrsa pėr tifozėt do tė ketė 3 shatėrvanė ku mund tė pihet ujė falas. Ju garantojmė se uji i Vjenės ėshtė i njė cilėsie tė jashtėzakonshme", u shpreh Anja Rihter


Gjeneva

I vetmi qytet organizator nė Zvicėr ku nuk do tė ketė qėndrim falas nė stacionin e trenit gjatė natės pėr turistėt ėshtė Gjeneva. Megjithatė, organizatorėt zviceranė kanė marrė masa qė tifozėt tė mos mbeten mes katėr rrugėve, duke lejuar qė klubi nė pistėn e patinazhit tė qėndrojė hapur deri nė 5 tė mėngjesit



Zvicėr


Ideja e organizatorėve:

Stacioni i trenit, si hotel


Po kėrkoni njė vend ku tė qėndroni gjatė "Euro 2008" dhe njė hotel me 5 yje rėndon buxhetin? Provoni stacionin e trenit. Kompania hekurudhore zvicerane CFF shpreson se oferta e tyre do tė ndihmojė nė zgjidhjen e problemit kombėtar tė mungesės sė dhomave tė hoteleve dhe vendeve tė fjetjes gjatė turneut. "Meqė trenat do tė punojnė deri nė orėt e vona tė natės pėr tė mundėsuar kthimin nė shtėpi tė spektatorėve, ne menduam qė tė bėnim diēka tė mirė", deklaroi zėdhėnėsi i CFF, Zhan-Luis Sherz. Stacionet e trenave do tė qėndrojnė tė hapura gjatė gjithė natės nė tre nga katėr qytetet organizatore tė turneut: Bazel, Bernė dhe Zyrih. Megjithatė, ata qė do tė flenė nė stacion duhet ta kenė tė qartė se do tė qėndrojnė nė stolat e platformės apo karriget e sallės sė pritjes. Iniciativa nuk ėshtė pėrkrahur nga qyteti i Gjenevės, por gjithsesi, edhe aty do tė ketė "lehtėsira" pėr turistėt e shumtė qė kanė mbetur rrugėve. Shembulli? Klubi te pista e patinazhit do tė qėndrojė hapur deri nė orėn 5 tė mėngjesit.



Dhjetė arsye shumė tė mira

pėr tė ndjekur Euro 2008

Pėr ēdo eveniment qė respektohet ka gjithmonė arsye shumė tė mira pėrse askush nuk duhet t‘i humbasė: qofshin kėta tifozė apo spektatorė tė thjeshtė. Sot po ju numėrojmė 10 gjėra, pėr tė cilat Euro 2008 qė starton mė 7 qershor ia vlen qė tė ndiqet.

1.

Mungon Anglia. Nga njė kėndvėshtrim neutral (por edhe nga kėndvėshtrimi i njė tifozi tė "Tre Luanėve"), pėrfaqėsuesja e vendit qė ka shpikur futbollin transmetoi nė Kupėn e Botės 2006 gjėrat mė tė kėqija tė mundshme: lojtarė arrogantė, trajner i paaftė, lojė tė vakėt dhe valixhet e pafundme tė grave dhe tė tė fejuarave tė futbollistėve, qė ndryshe njihen me emrin "WAGS". Sado pa takt qė mund tė tingėllojė, aktiviteti nė Zvicėr dhe Austri ėshtė mė mirė pa anglezėt. Njė fakt interesant i kėtij Evropiani: asnjė nga vendet pjesėmarrėse nė fazėn finale nuk e flet anglishten si gjuhė tė parė.


2.

Fenomeni AK. Pas shumė debatesh, trajneri i Italisė, Roberto Donadoni, vendosi tė pėrfshijė nė skuadrėn e tij Antonio Kasanon. Pavarėsisht konkurrencės sė madhe, sulmuesi i Sampdorias mund tė kėtė hapėsirėn e nevojshme pėr tė treguar tė gjitha vlerat e tij. Kur flet pėr Kasanon, dy gjėra janė tė sigurta: lojtari ose tė do dhurojė spektakėl nė fushė, tė cilat do tė jenė tė shkėlqyera pėr t‘u parė, ose do tė pėsojė njė tjetėr krizė nervash (karakteristike tė tijat) dhe do tė shpėrthejė. Edhe kjo e dytė ia vlen tė shihet.

3.

Austria ėshtė vendi organizator qė tė gjithė presin tė dėshtojė qė nė fazėn e grupeve. Duke qenė se nisen tė paragjykuar, ata nuk kanė asgjė pėr tė humbur dhe kjo i shndėrron austriakėt nė njė skuadėr tė frikshme. Paraqitja e tyre ose do tė jetė e mbinatyrshme (duke pėrsėritur arritjen e Koresė sė Jugut nė Botėrorin 2002), ose do tė rezultojė nė njė dėshtim total.

4.

Mungojnė skuadrat qė shihen si favoritė absolutė pėr tė triumfuar: ēdonjėra prej ekipeve pjesėmarrėse ka shanset e saj pėr tė ngritur trofeun. Nė Euro 2008 ka vetėm 16 skuadra dhe janė tė gjitha tė mira (pėrveē Austrisė). Nė kėtė aktivitet nuk do tė pėrsėriten ndeshje si ajo e Kupės sė Botės 2002, ku Gjermania mposhti 8-0 Arabinė Saudite.

5.

Momentalisht, Kristiano Ronaldo mund tė jetė lojtari mė i mirė nė botė. Mesfushori po kalon formėn mė tė mirė tė jetės dhe ka mahnitur nė pothuajse ēdo ndeshje qė ka luajtur. Nė turneun e parė madhor tė jetės sė tij, Ronaldo vjen nė pikun e fuqive. Pas finales sė Ligės sė Kampioneve nė Moskė, Euro 2008 mund t‘i japė shansin pėr tė gjuajtur tė paktėn njė tjetėr penallti.


6.

Aktiviteti nė Austri dhe Zvicėr ėshtė njė festė e vėrtetė e futbollit. Nėse jeni tė "pangopur" ku ėshtė vendi i duhur: dy ndeshje nė ditė nga data 7 deri mė 18 qershor. Mė pas fillojnė ēerekfinalet me nga njė ndeshje nė ditė nga 19 deri mė 22 qershor. Me llogari tė thjeshta bėhen 16 ditė radhazi vetėm me futboll. Mė pas vijnė dy ditė pushim, pėr tė ndihmuar skuadrat e kualifikuara qė tė rikuperojnė forcat pėrpara gjysmėfinaleve nė datat 25 dhe 26 qershor. Pas dy ditėve tė tjera pushim vjen finalja e madhe nė Vjenė.


7.

Nuk ka finale pėr vendin e tretė. Megjithėse vazhdojnė tė pėrdoren rregullisht nė Kupėn e Botės, nė "kontinentin e vjetėr" besojnė se ndeshje tė tilla nuk vlejnė. Kjo ėshtė arsyeja pėrse nė Kampionatin Evropian finalja pėr vendin e tretė (mes dy skuadrave qė nuk arritėn tė kualifikoheshin nė finalen e vėrtetė) ėshtė "braktisur" qė prej edicionit tė vitit 1984.


8.

Kjo ėshtė hera e parė qė (tė gjitha) ndeshjet e Evropianit do tė transmetohen nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Pra, duke llogaritur qė teleshikuesit amerikanė do tė ndjekin rregullisht evenimentin, Euro 2008 do tė bėhet Kampionati Evropian qė ka pasur mė shumė spektatorė nė tė gjithė botėn.


9.

Pėrplasje tė tensionuara! Zvicra do tė luajė kundėr Turqisė. Kur kėto dy skuadra janė ndeshur nė vitin 2005, nė sfidėn "play-off" pėr tė siguruar njė vend nė Kupėn e Botės 2006, takimi pėrfundoi me sherr masiv (nė fund zviceranėt u kualifikuan falė golave nė fushėn kundėrshtare). Kemi sfidėn Austri-Gjermani, ku organizatorėt synojnė tė bėhen pengesė pėr "vėllezėrit" e tyre mė tė njohur. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr pėrballjen e gjermanėve me Poloninė. E fundit pėr nga radha, por jo pėr nga rėndėsia kemi pėrballjen ku Franca luan me Italinė, ashtu si nė finalen e Botėrorit 2006. Megjithatė, kėsaj radhe mungon Zinedin Zidan...


10.

Grupi i vdekjes. Grupi C mund tė cilėsohet si pėrplasje e pastėr e tri prej superfuqive mė tė mėdha botėrore nė futboll. Italia dhe Franca janė dy prej tyre dhe kėtė e tregon historia qė kėto dy pėrfaqėsuese kanė. Por, sė bashku me Holandėn ato krijojnė njė treshe titanike. Edhe Rumania ka skuadėr shumė tė mirė, pra ėshtė njė "grup i vdekjes", ku asnjėri nuk mund ta cilėsojė veten si favorit mbi tė tjerėt.




Studimi


Mungesa e Anglisė u jep mė shumė kohė pėr familjen dhe miqtė


40 pėr qind e britanikėve

"bojkotojnė" televizionet

Pasi Anglia dėshtoi nė tentativat pėr t‘u kualifikuar nė Euro 2008, shumė tifozė britanikė vendosėn qė kėtė verė tė "lenė pas dore" futbollin. Ata preferojnė tė kalojnė pak kohė me familjen, miqtė apo mė mirė tė kujdesen pėr prerjen e barit nė kopshtet e shtėpive sesa tė ulen pėrpara televizorit pėr tė ndjekur ndeshjet nė Austri dhe Zvicėr. Pas njė studimi tė organizuar nga "Opinium" u nxor pėrfundimi se katėr nga dhjetė britanikė (40 pėr qind) qė do tė kishin mbėshtetur skuadrėn e tyre, nuk kanė ndėrmend qė tė shohin asnjė ndeshje. Dy nga dhjetė ( nuk do ta kishin ndjekur fare Evropianin qoftė edhe sikur Anglia, Skocia, Uellsi (21 pėr qind)apo Irlanda e Veriut tė ishin kualifikuar. Tifozėt anglezė duken mė tė zhgėnjyerit nga fakti qė pėrfaqėsuesja e tyre nuk u kualifikua pėr nė evenimentin madhor tė kontinentit dhe 67 pėr qind e tyre kanė planifikuar tė ulin numrin e ndeshjeve qė do tė shohin nė Euro 2008. Patriotizmi duket se ka pushtuar mendjet e tifozėve dhe tre tė katėrtat e tyre (75 pėr qind) kanė pohuar se nuk do tė "adaptojnė" njė skuadėr tjetėr: ata besojnė se ėshtė mė mirė t‘i ndjekin ndeshjet pa emocionet e tifozit, sesa tė mbėshtesin njė skuadėr qė nuk janė "Tre Luanėt". Nga 25 pėr qind e tyre qė do tė mbėshtesin kombėtaren e njė vendi tjetėr, Holanda ėshtė nė krye tė preferencave, por "tulipanėt" ndiqen afėr nga Spanja dhe Italia. Ndėr arsyet kryesore pėrse njė tė katėrtat e anglezėve kanė vendosur tė bėjnė tifo pėr njė kombėtare tjetėr ėshtė sepse ata pėlqejnė disa lojtarė nga kėto skuadra (24 pėr qind), kanė tė afėrm nė vendet qė pėrfaqėsojnė kėto skuadra (21 pėr qind) ose sepse lojtarėt pėrfaqėsojnė klubin e zemrės sė tyre (11 pėr qind). Mė shumė se gjysma e atyre qė kanė planifikuar tė shohin mė pak futboll synojnė tė shijojnė verėn dhe jo tė qėndrojnė tė ngulur pėrpara televizorit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Gjithcka rreth Europianit 2008.
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: .:: Kendi Sportivė ::. :: Futbolli botėror-
Kėrce tek: