ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi
...:::Meny Kryesore:::...
 Home
 Portali
 Forum
 Lista e Antarve
 Galeria
 Lajmet Flash
 Profili
 FAQ
 Testi I Dashuris
favoritos.gif Media & Muzika
 Telivizionet Live
 Video Klipe
 Ruzulltatet Sportive
 Mp3 Falass
 Mp3 RAP
 Kerkesa Muzikore
 Melodi Per Celular
icon_community.gif Argėtim-Zbavitje
 Video Humoristike
 Luani Lojra
 Dezing
 Poezi
 Gediche
 Argėtime
 Albumi Fotografik
 Tema tė Ndryshme
som_downloads.gif Shkarkime & Links
King-Rap Tolbar
Programe
Shkarko Scripte
Chat Programs
 Kėrko nė Forum
 Liderėt e forumit
 Ndihmė
 Kėrko
Moti Momental

Permbajta e ksaj faqe kerkon flash player per instalim kliko mbi ket tekst.


Futu nė chat

Top 5 softuerėt antivirus pėr 2008
HTML clipboard
Top 5 softuerėt antivirus pėr 2008

1. Bit Defender

2. Kaspersky

3. Eset NOD32

4. Trend Micro Antivirus

    plus AntiSpyware 

5. F-Secure Anti-Virus 

SMS Falas nga KING-RaP
Partnerėt
>>> AlBaZeMeR <<<

XoFaCe

->>Ks-MaX <<<---

->> KoSoVa.Li <<<---

 ->> Muzik-Anglisht <<<---

V.I.P Galeri

Top posters
kanuni
 
Xhebraili
 
vissari
 
El-Fuego
 
drini-89
 
RiRi
 
dj-baba
 
dosti
 
king
 
miri
 
Keywords
IP Addressa Juaj&Reklama
IP


Share | 
 

 Arti dhe Kultura Paganizmi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
kanuni

avatar

Numri i postimeve : 1130
Join date : 10/06/2008

Character sheet
vissi: Lojra

MesazhTitulli: Arti dhe Kultura Paganizmi   Mon Jun 30, 2008 1:07 am

. Arti Ilir nė prehistori


Gjatė periudhės sė prehistoris, ilirėt kishin tėzhvilluar artin dekorativ, artin e zbukurimit me figura gjeometrike tė objekteve qė ata pėrdornin. Arti figurativ ka qenė pak i zhvilluar. Arti dekorativ ilir ka pasur qėllim estetik (zbukurues) dhe botėkuptimor. Ai shėrbente pėr hijeshimin e objekteve tė pėrdorimit praktik dhe pėr zbukurimin e veshjes. Disa nga motivet gjeometrike kanė kuptim botėkuptimor, sepse janė tė lidhura me kultet e kohės. Motivet gjeometrike qė zbukuronin qeramikėn punoheshin me tekniken e gėrvishjes dhe tė mbushjes sė figurave me ngjyrė tė bardhė. Nė disa treva ilire praktikohej edhe pikturimi i qeramikės. Figurat gjeometrike mė tė pėlqyeshme kanė qenė trekėndėshi dhe rombi, vijat zigzage, tufat e vijave dhe mė rrallė rrethi. Trekėndėshi dhe rombi janė tė lidhura me kulte matriarkale, kurse rrethi dhe kryqi i thyer pėrfaqėsojnė diellin. Parimet estetike tė zbatimit tė artit dekorativ ilir janė simetria dhe harmonia e kompozimit tė motive, pėrshtatja e kompozimit me formėn e objektit dhe hijeshimi i pjesėve mė tė dukshme tė sendeve. Ky art shquhet pėr saktėsinė e zbatimit tė motiveve, qė, sė bashku me parimet e tij bazė, i kanė dhėnė artit deokrativ ilir njė bukuri tė veēantė, shumė tė pėlqyeshme edhe pėr artėdashėsit e kohėve tona. Arti figurativ ilir prehistorik kufizohej kryesisht nė punimin me baltė ose nė bronz tė figurave tė kafshėve, tė shpendėve e mė rrallė tė njerėzve, tė cilėt kishin me kultet fetare.



2. Arti ilir nė periudhėn qytetare



Nė periudhėn qytetare ilire (shek.V- II p.K.) arti figurativ u zhvillua nė njė drejtim tė ri mė tė lartė, me teknikė bashkėkohore. U shfaq skulptura ilire prej guri, me shtatore e portrete, e cila paraqiste figura njerėzish me veshje ilire tek ilirėt. Modelet mė tė mira tė kėsaj skulpture janė zbuluar nė trevat e fiseve ilire tė amanetėve, bylinėve, taulantėve, japodėve e liburnėve. Pėrhapje tė gjerė mori nė tė gjithė Ilirinė arti i punimit tė terrakotave prej balte (figurina tė vogla, tė punuara kryesisht me kallėpe), tė cilat paraqesin zakonisht kultet e kohės. Kėto terrakota shpeshherė i gjejmė tė punuara me frymėzim vendės. Edhe arti dekorativ mori njė zhvillim tė ri, ndonėse u pėrdor mė rrallė. Ai u shtri kryesisht nė artizanatin ilir. Shfaqjet mė tė arrira i gjejmė nė punimin e enėve prej balte ose prej bronzi dhe nė pafat metalike tė brezit. Nė shek.III-II p.K. ndeshim amfora, kupa dhe enė kozmetike tė zbukuruara nė reliev me tema mitologjike, erotike ose bimore. Punimet mė tė njohura janė pafta e brezit e shek.III p.K. e Selcės sė Poshtme (Pogradec), ku paraqiten skena luftėrash, figura shpendėsh e kafshėsh, po kėshtu edhe paftat e Gostilit (nė Malin e Zi) nė veri tė liqenit tė Shkodrės. Arti dekorativ zbatohet nė kėtė kohė edhe nė arkitekturė, sidomos nė varret monumentale.



3. Kultura e Ilirėve


Kultura e ilirėve karakterizohet pėr lashtėsinė e traditave tė saj dhe pėr veēoritė etnike qė ka. Ajo arriti lulėzimin e parė tė saj gjatė shek. VIII-V p.K., kur njė sėrė objektesh morėn forma tė pėrkthyera, tipike ilire, me njė art dekorativ tė formuar, qė e dallon atė nga popujt fqinjė. Kjo kulturė u formua nė sajė tė marrėdhėnieve ekonomike e politike ndėrkrahinore ilire, nė kushtet e fuqizimit tė artizanatit vendės dhe tė kėmbimeve tregtare e kulturore me popujt fqinjė. Nė bazėn e kulturės ilire qėndron niveli i lartė i punimit tė qeramikės dhe veēanėrisht i punimit tė objekteve prej argjendi e prej ari, veēanėrisht nė Dardani. Ilirėt pėrdornin forma tė ndryshme enėsh tryeze, enė pėr mbajtjen e ruajtjen e ushqimeve dhe enė rituale. Karakteristike pėr ilirėt janė enėt me dy vegla tė ngritura lart mbi buzė, qė pėrdoreshin pėr tė pirė. Objektet metalike mė tė shumta ishin ato qė pėrdorėshin pėr veshjen dhe zbukurimin e trupit, tė punuara prej hekuri, bronzi, argjendi e mė rrallė prej ari. Me shumicė punoheshin armėt e sulmit e tė mbrojtjes, kryesisht prej hekuri. Ndėr to ka forma qė janė tipike ilire, siē janė hanxhari me kurriz tė pėrkulur dhe pėrkrenarja ilire. Po kėshtu tė ndryshme janė edhe veglat e punės prej hekuri. Gjatė shek. V-II p.K. kultura ilire arriti njė nivel tė ri lulėzimi, me zhvillimin e kulturės qytetare. Karakteristikė dhe meritė e ilirėve ėshtė se ata nuk qėndruan tė izoluar vetėm me kulturėn e tyre tradicionale, por ditėn tė huazonin ēdo gjė pėrparimtare, bashkėkohore, si nė ekonomi, nė organizimin politik, ahtu edhe nė fushėn kulturore. Zhvillimi i kulturės qytetare u shoqėrua me pėrhapjen e ndikimit helen nė Iliri, ashtu si nė tė gjithė Mesdheun. Njė sėre qendrash prehistorike u kthyen nė qytete dhe pėrkrah tyre lindėn shumė qytete tė reja. Kėto qytete ishin tė rrethuara me mure tė fuqishme mbrojtėse, tė pajisura me porta e kulla tė shumta. Arkitektura qytetare ilire u ngrit sipas shembullit tė qyteteve bashkėkohore tė Greqisė, qė nė ate kohė u pėrhap nė gjithė pellgun e Mesdheut. Banesat njė-e dykatėshe ishin tė ngritura me gur tė punuar, me panimetri tė njėjtė me banesat helene. Qytetet u pajisėn me teatro, tempuj, stadiume e gjimnate. Vetėm teatri i Bylisit, i ngritur nė shek.III p.K., zinte 9000 shikues. Pjesė e jetės sė kulturuar ishin edhe shėtitoret e portikėt ku njerėzit, veēanėrisht aristrokraciam, duke shėtitur, zhvillonin biseda shoqėrore, filozofike e politike. Nė kėto vende, gjatė shėtitjes, jepeshin edhe mėsime. Monumente tė kėtilla kulturore janė zbuluar nė gėrmimet erkeologjike nė Bylis e nė Nikaja tė Fierit si dhe nė Dimal (nė rrethin e Beratit). Nė Bylis, pranė teatrit ishte ndėrtuar stadiumi, gjimnazi dhe shėtitorja. Njė teatėr ėshtė zbuluar nė Nikaja, kurse nė Amantie (Plloēa e Vlorės) ėshtė zbuluar njė stadium. Krahas teatrit, muzikės dhe gjimnastikės, u zhvillua edhe letėrsia. Edhe pse nuk kemi tzė trashėguara vepra tė kėtilla, kjo nėnkuptohet nga vetė niveli kulturor i qyteteve ilire. Siē mėsojmė nga historiani grek Plutarku, Pirroja i Epirit shkroi libra pėr artin ushtarak. Rritja e tregtisė me qendrat helene bėri qė tė pėrlqeheshin objektet e prodhuara prej atyre, dhe kjo e detyroi artizanatin ilir t'u pėrshtatej kėrkesave tė tregut dhe tė prodhonte kryesisht objekte me forma helene. Megjithatė, traditat ilire nė artizanat u ruajtėn nė shumė krahina ilire, sidomos nė punishet dardane. Pėrhapje tė gjerė mori gjuha greke, e cila pėrdorej si gjuhė tregtare dhe zyrtare. Megjithėse ilirėt, ashtu si shumė popuj tė tjerė evropianė, nuk kanė lėnė tė shkruar gjuhėn e tyre, gjuha ilire mbeti e gjallė. Pėr kėtė dėshmojnė mbishkrimet e zbuluara, tė cilat japin rreth 1000 fjalė ilire, tė shkruara me alfabetin grek ose latin. Kėto fjalė paraqesin emra ilirė tė njerėzve, tė fiseve, tė perėndive, tė lumenjve, tė qyteteve etj. Gjuha ilire ėshtė gjuhė indo- evropiane dhe ka elemente tė pėrbashkėta me trakishten. Si degė e ilirishtes njihet mesapishtja e shkruar e Italisė sė Jugut. Nga kjo gjuhė janė ruajtur400 mbishkrime tė shkruara me njė alfabet tė veēantė. Pėr njė jetė tė kulturuar tė ilirėve dėshmojnė edhe shkrimtarėt e jashtėm grekė, sipas tė cilėve ilirėt bėnin njė jetė shumė tė hijshme, e donin jetėn shoqėrore dhe ishin shumė tė drejtė e mikpritės.



4. Paganizmi


Paganizmi ėshtė besimi nė shumė perėndi. Ėshtė forma mė e lashtė e besimit qė kishin njerėzit. Njė pėrhapje tė gjerė tek ilirėt pati kulti i Diellit, qė simbolizohej nė formėn e rrethit, tė kryqit tė thyer, tė spirales etj. Kultin e Diellit e ruajtėn edhe banorėt e Apolonisė. Mjaft i pėrhapur ka qenė edhe kulti i gjarprit. Atė e konsideronin mbrojtės tė luftėtarėve dhe mbrojtės tė tė vdekurve; kurse nė mitologjinė e lashtė, gjarpri lidhet edhe me emrin e ilirėve. Nėn ndikimin grek, nė besimet ilire u futėn edhe kultet e perėndive greke, si Zeusi, perėndia e gjithėsisė, Poseidoni, zot i deteve, Armisi, perėndia e blegtorisė etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Arti dhe Kultura Paganizmi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: .:: Mė Pranė Njėri-Tjetrit ::. :: Arti shqiptar-
Kėrce tek: