ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi
...:::Meny Kryesore:::...
 Home
 Portali
 Forum
 Lista e Antarve
 Galeria
 Lajmet Flash
 Profili
 FAQ
 Testi I Dashuris
favoritos.gif Media & Muzika
 Telivizionet Live
 Video Klipe
 Ruzulltatet Sportive
 Mp3 Falass
 Mp3 RAP
 Kerkesa Muzikore
 Melodi Per Celular
icon_community.gif Argėtim-Zbavitje
 Video Humoristike
 Luani Lojra
 Dezing
 Poezi
 Gediche
 Argėtime
 Albumi Fotografik
 Tema tė Ndryshme
som_downloads.gif Shkarkime & Links
King-Rap Tolbar
Programe
Shkarko Scripte
Chat Programs
 Kėrko nė Forum
 Liderėt e forumit
 Ndihmė
 Kėrko
Moti Momental

Permbajta e ksaj faqe kerkon flash player per instalim kliko mbi ket tekst.


Futu nė chat

Top 5 softuerėt antivirus pėr 2008
HTML clipboard
Top 5 softuerėt antivirus pėr 2008

1. Bit Defender

2. Kaspersky

3. Eset NOD32

4. Trend Micro Antivirus

    plus AntiSpyware 

5. F-Secure Anti-Virus 

SMS Falas nga KING-RaP
Partnerėt
>>> AlBaZeMeR <<<

XoFaCe

->>Ks-MaX <<<---

->> KoSoVa.Li <<<---

 ->> Muzik-Anglisht <<<---

V.I.P Galeri

Top posters
kanuni
 
Xhebraili
 
vissari
 
El-Fuego
 
drini-89
 
RiRi
 
dj-baba
 
dosti
 
king
 
miri
 
Keywords
elvana shqip gashi PORNO 2012 shkronja meda double anglisht ismajli gjata celular kosoves krasniqi genta komandat nika nokia numrin loja murlan numri BAJRAM dashuri druri dashurie
IP Addressa Juaj&Reklama
IP


Share | 
 

 Enver Hoxha, si e shpalli Shqipėrinė Republikė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
kanuni



Numri i postimeve : 1130
Join date : 10/06/2008

Character sheet
vissi: Lojra

MesazhTitulli: Enver Hoxha, si e shpalli Shqipėrinė Republikė   Sun Jun 15, 2008 4:22 am

Hap pas hapi, momentet historike qė e ēuan vendin drejt sistemit njėpartiak


Enver Hoxha i kishte bėrė mirė llogaritė, teksa mendonte se do tė fitonte nė zgjedhjet e 2 dhjetorit tė vitit 1945. Nėpėrmjet kėtyre zgjedhjeve, ai parashikonte t’i jepte fund njėherė e mirė monarkisė sė Ahmet Zogut, duke shpallur Shqipėrinė Republikė dhe e realizoi kėtė. Me 11 janar, deputetėt, asambleistėt e zgjedhur mė 2 dhjetor 1945 me pėrfaqėsues tė ligjshėm nė tė gjithė vendin, nė tė cilėn merrnin pjesė dhe deputetė qė mė vonė regjimi komunist i dėnoi si Shefqet Beja, Riza Dani, etj. Edhe ata ishin pėrfaqėsues tė ligjshėm qė votuan shpalljen e Republikės. Pra, me tė vėrtetė qė ai ishte nė Kuvend, plotėsisht i ligjshėm, pėrfaqėsues, pluralist.
Asambleja vendosi shpalljen e Republikės
Kjo asamble, plotėsisht e ligjshme, e mbledhur mė 10 janar 1946, vendosi nė mėnyrė unanime, duke votuar dhe demokratėt jo komunistė qė kishin marrė pjesė nė luftė, qė Shqipėria tė shpallej Republikė. Kėshtu i jepej fund ligjėrisht monarkisė, e cila nė fakt, ishte likuiduar qė mė 7 prill 1939, nė pushtimin italian, kur kjo monarki nuk ishte nė gjendje tė mbronte interesat e vendit, nuk qe nė gjendje t’i bėnte ballė agresionit ajo u vetė shkatėrrua. Nuk mjaftonte vetėm kjo, nuk mjaftonte as zgjidhja qė u dhanė vitet e luftės qė u duk qartė qė do tė ishte njė regjim republikan, por duhej ligjėruar pas lufte, pasi tė krijoheshin kushtet pėr zgjedhje tė lira dhe nga kėto zgjedhje do tė dilte njė asamble e ligjshme, pėrfaqėsuesit do tė ishin nė popull, tė cilėt mė pas, nė mėnyrė unanime vendosėn pėr formėn e regjimit qė ishte Republika. Kėshtu iu dha fund dhe njė zgjidhje e domosdoshme, e me njė rendėsi tė madhe, forma e organizimit shtetėror, qė ishte e pėrshtatshme pėr kushtet e vendit tonė, por dhe nė harmoni me zhvillimet politike nė Evropė. Forma e organizimit ėshtė e njė rėndėsie tė madhe, pasi ndikon nė pėrmbajtjen e regjimit, pavarėsisht se regjimi ynė erdhi duke u ashpėrsuar dhe u shndėrrua nė njė diktaturė, nė hapat e para ajo qe njė republikė demokratike dhe me kėto principe e parime, Republika e shteti ynė nisėn rrugėn, pavarėsisht ēfarė ndodhi mė vonė.
Mė 11 janar 1946, Asambleja Kushtetuese, qė doli nga zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, mori vendimin pėr shpalljen e Shqipėrisė Republikė Popullore, duke i dhėnė fund kėshtu monarkisė edhe de jure, pasi de fakto ajo ishte likuiduar me rrėnjė qysh gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Akti i shpalljes sė Republikės, sigurisht nuk mund tė merret i shkėputur nga i gjithė procesi historik qė pėrgatiti kushtet dhe bėri tė mundur marrjen e njė vendimi tė tillė historik. Ai qe menduar e projektuar qė nė fillimet e Luftės Antifashiste nga forcat qė e organizuan dhe e udhėhoqėn kėtė luftė. Madje, nė procesin e kėsaj lufte u hodhėn njėri pas tjetrit hapat e duhur qė do tė pėrgatisnin terrenin e duhur pėr zgjidhjen e kėtij problemi. Kėshtu, nė programin e PKSH-sė e tė Frontit Nacionalēlirimtar tė Shqipėrisė parashikohej qė pėrmes luftės sė armatosur tė arrihej dėbimi i pushtetarėve nazifashistė, ēlirimi i atdheut dhe vendosja nė vend e njė regjimi demokratik, sipas dėshirės dhe vullnetit tė popullit.
Nga Konferenca e Pezės, deri te Kongresi i Pėrmetit
Nė Konferencėn e Pezės, 16 shtator 1942, nė tė cilėn morėn pjesė forcat kryesore politike tė vendit, u deklarua se ēėshtja e regjimit qė do tė kishte Shqipėria do tė zgjidhej sipas vullnetit tė popullit pas ēlirimit tė vendit. Madje, edhe pėrfaqėsues tė rrymės zogiste nė konferencė, deklaruan se nevojitej njėherė Shqipėria e lirė, pastaj t’i vinte radha Zogut dhe regjimit tė tij, pėr tė cilin do tė vendoste vetė populli, nėse e donte ose jo.
Nga ana tjetėr, edhe Fuqitė e Mėdha Aleate, Anglia, BS dhe SHBA, qė kryesonin Koalicionin Antifashist Botėror, nė deklaratėn e tyre zyrtare tė dhjetorit 1942, me tė cilat njihej lufta e popullit shqiptar, si pjesė pandarė e luftės antifashiste botėrore, theksonin se dėshironin ta shikonin Shqipėrinė e lirė e tė pavarur, kurse pėr regjimin politik, atė do ta vendoste vetė populli shqiptar pas ēlirimit tė vendit.
Kongresi historik i Pėrmetit qė zhvilloi punimet nga data 24-28 maj 1944 shėnon njė hap vendimtar drejt zgjidhjes sė kėtij problemi. Kongresi u mblodh nė njė kohė kur ēdo gjė ishte qartėsuar, si perspektiva e sigurt e fitores sė luftės, nė plan tė brendshėm e ndėrkombėtar, ashtu edhe diferencimi i forcave pjesėmarrėse nė tė. Nė kėto rrethana ai mori vendime tė rėndėsishme pėr kėtė ēėshtje. Ai ngriti organizmat e shtetit tė ri, themelet e tė cilit qenė hedhur qė nė zjarrin e luftės. Nė tė njėjtėn kohė, kongresi vendosi t’i ndalojė Zogut kthimin nė Shqipėri pėr qėndrimin e mbajtur ndaj ēėshtjeve thelbėsore kombėtare. Ishin kėto arsyet qė Fuqitė e Mėdha Aleate nuk e njohėn dhe nuk e llogaritėn asnjėherė Zogun si njė lojtar politik, me tė cilin ia vlente tė merreshin e aq mė pak t’i besonin ndonjė farė roli njė zhvillimin e ngjarjeve nė Shqipėri. Megjithatė, kongresi nuk e abrogoi monarkinė, pasi kėtė tė drejtė nuk mund ta ushtronte, sepse pėrfaqėsimi i tij, sidoqoftė do tė ishte i kufizuar. Nė kongres pėrfaqėsoheshin forcat qė kishin aderuar nė Frontin Nacionalēlirimtar, kurse ēėshtjen e regjimit politik duhet ta vendoste i gjithė populli shqiptar, kur tė krijoheshin kushtet e duhura, qė ai tė shprehte lirisht vullnetin e vet pėr kėtė ēėshtje qė lidhej me tė ardhmen e vendit.
Mbledhja e dytė e qeverisė sė Hoxhės
Qeveria demokratike e dalė nga mbledhja e dytė e KANĒ, qė zhvilloi punimet nė Berat, nė prag tė ēlirimit tė plotė tė vendit, konkretizoi mė tej zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje, duke deklaruar se menjėherė pas ēlirimit do tė zhvilloheshin zgjedhjet pėr Asamblenė Kushtetuese, e cila do tė kishte tė gjitha prerogativat e duhura, qė nė emėr tė popullit tė pėrcaktonte formėn e regjimit qė do tė kishte shteti shqiptar. Nė tė vėrtetė, pas ēlirimit tė vendit u krijuan realisht tė gjitha kushtet e duhura pėr zgjidhjen e kėtij problemi. Nė kėto rrethana, nė korrik 1945, Kryesia e Frontit Nacionalēlirimtar vendosi mbajtjen e zgjedhjeve pėr Asamblenė Kushtetuese, organin mė tė lartė ligjvėnės tė vendit.
Nė shtator 1945 u mblodh Kėshilli i Pėrgjithshėm Nacionalēlirimtar, i cili miratoi ligjet mbi Asamblenė Kushtetuese, mbi zgjedhjet e Asamblesė Kushtetuese dhe mbi listat elektorale.
Pėrplasjet me opozitėn jashtė Frontit
Ligji pėr zgjedhjet e Asamblesė Kushtetuese parashikonte qė veē Frontit Demokratik, nė garėn elektorale mund tė merrnin pjesė dhe pėrfaqėsues nga grupe apo parti politike qė mund tė krijoheshin, duke paraqitur kandidaturat e duhura pėr tė konkurruar, brenda ose jashtė Frontit. Nė kėtė mėnyrė, ligji ishte mjaft demokratik pėr kohėn, pasi nė thelb pranonte pluralizmin politik. Megjithatė, duhet thėnė se partitė politike, qė mund tė krijoheshin, do tė ishin nė kushte tė disfavorshme, pasi koha nė dispozicion pėr t’u pėrgatitur pėr fushatėn elektorale ishte e pamjaftueshme. Pėr kėtė arsye, Gjergj Kokoshi e quajti ligjin antidemokratik. Anėtarėt e Kėshillit tė Pėrgjithshėm Nacionalēlirimtar i kėrkuan Kokoshit qė tė shpjegonte se nė ē’drejtim ligji sipas tij, ishte antidemokratik, me qėllim qė t’i bėheshin pėrmirėsimet e duhura. Mirėpo ai nuk pranoi dhe doli nė mėnyrė demonstrative nga kėshilli dhe nga Fronti. Siē u bė e qartė mė vonė, Kokoshi synonte qė tė krijonte njė opozitė jashtė Frontit, ndėrkohė qė anėtarėt e tjerė tė opozitės brenda Frontit nuk e pasuan, sepse ishin tė mendimit tė vinin kandidaturėn brenda Frontit, me qėllim qė tė dilnin mė vonė si grup opozitar nė gjirin e tij. Pėrfaqėsuesi kryesor i kėsaj ideje ishte Shefqet Beja, nė atė kohė nėnkryetar i Frontit Demokratik.
Zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945
Kėshilli i Pėrgjithshėm Nacionalēlirimtar hodhi poshtė pretendimet e Gjergj Kokoshit dhe vendosi qė zgjedhjet tė bėheshin mė 2 dhjetor 1945. Pėr herė tė parė nė Shqipėri, zgjedhjet do tė ishin tė lira, tė pėrgjithshme, tė barabarta, direkte dhe tė fshehta. Nė bazė tė ligjit kishin tė drejtė tė votonin tė gjithė shtetasit qė kishin mbushur moshėn 18 vjeē. Pėrjashtoheshin nga kjo e drejtė vetėm ministrat e qeverisė kuislinge, kriminelėt e luftės, si edhe ata qė me vendim gjyqėsor kishin humbur tė drejtėn elektorale.
Nė zgjedhje morėn pjesė mbi 90 pėr qind e zgjedhėsve dhe mbi 93 pėr qind e tyre i dhanė votat pėr kandidatėt e Frontit. Nga kėto zgjedhje dolėn 82 pėrfaqėsues tė popullit. Shumica e tyre ishin komunistė, por u zgjodhėn edhe elementė pa parti; madje 7-8 prej tyre dolėn si kundėrshtarė tė hapur tė vijės sė Frontit dhe tė PKSH-sė.
Misionet angleze dhe amerikane, pėrmes vėzhguesve tė tyre, panė nga afėr zhvillimin e zgjedhjeve nė Shqipėri dhe ndonėse ato qenė njėpartiake, u konsideruan si zgjedhjet mė demokratike qė ishin zhvilluar deri atėherė nė vend. Nė zgjedhje nuk pati konkurrentė tė tjerė politikė, megjithėse ligji, siē e thamė, e lejonte atė. Edhe njė kandidat i vetėm i pavarur qė konkurroi nė Vlorė nuk fitoi. Autoriteti i PKSH-sė, besimi i popullit nė tė nė atė kohė ishte i madh.
Asambleja Kushtetuese
Mė 17 dhjetor 1945, Kryesia e KANĒ-it, nė bazė tė ligjit mbi Asamblenė Kushtetuese, vendosi tė thėrrasė mbledhjen e parė tė asamblesė mė 10 janar 1946. Asambleja duhet tė zgjidhte dy detyra tė rėndėsishme: tė pėrcaktonte pėrfundimisht formėn e regjimit nė Shqipėri dhe tė miratonte statutin themeltar (Kushtetutėn). Asambleja i filloi punimet me 10 janar 1946. Para fillimit tė punimeve, asaj i erdhėn me qindra telegrame urimi nga tė katėr anėt e vendit, pėrmes tė cilave populli kėrkonte qė si formė regjimi politik tė vendosej republika. Nė emėr tė asamblistėve tė Vlorės, deputeti Hysni Kapo paraqiti nė mbledhje njė mocion, me tė cilin kėrkohej qė asambleja tė miratonte Republikėn Popullore si formė regjimi politik tė shtetit shqiptar. Kjo kėrkesė u miratua me unanimitet dhe me brohoritje nga tė gjithė asamblistėt. Nė kėtė mėnyrė, Asambleja Kushtetuese e shpalli njėzėri Shqipėrinė Republikė Popullore. Me kėtė akt u zgjidh pėrfundimisht ēėshtja e formės sė regjimit politik tė shtetit shqiptar dhe si rrjedhim u hoq monarkia. A. Zogu dhe trashėgimtarėt e tij humbėn kėshtu tė drejtat qė kishin pasur dhe qė nga ky moment atyre u ndalohej dhe hyrja nė Shqipėri.
Pas kėsaj, Asambleja Kushtetuese miratoi ligjet qė Kėshilli Antifashist Nacionalēlirimtare kishte nxjerrė qė nga Kongresi i Pėrmetit e deri nė mbledhjen e asamblesė. Mė 12 janar 1946, asambleja zgjodhi presidiumin e saj. Pėr pėrbėrjen e saj u paraqitėn dy lista. E para, e propozuar nga deputetėt e Frontit, pėrfshinte dhe anėtarė tė qeverisė, kurse e dyta, e paraqitur nga deputetė opozitarė, nuk pėrfshinte anėtarėt e qeverisė dhe nė vend tė tyre ishin vėnė deputetė qė nė prapaskenė pėrfaqėsonin opozitėn. Hartuesi i listės sė dytė ishte deputeti Riza Dani. Listat u votuan nė mėnyrė tė fshehtė dhe me shumicė absolute votash fitoi lista e parė. Kryetari i Asamblesė Kushtetuese u zgjodh Omer Nishani, deputeti pa parti, patriot e antifashist i njohur.
Mė 24 janar 1946, qeveria, paraqiti Asamblenė Kushtetuese, projektin e statutit themeltar (Kushtetutės), tė cilin ajo vendosi qė ta shpėrndajė pėr diskutim nė popull. Pėr kėtė qėllim, nė institucionet, ndėrmarrjet dhe kolektivat punonjėse tė qyteteve dhe fshatrave tė vendit, u organizuan mbledhje tė gjera, gjatė tė cilave u dhanė mendime tė vlefshme qė ēuan nė pėrmirėsimin e projektit tė Kushtetutės. Mė 25 shkurt 1946, asambleja diskutoi e miratoi projekt-rregulloren e Asamblesė dhe projektin e Kushtetutės sė vendit. Tė dy kėto dokumente u miratuan pas debateve tė ashpra me deputetėt opozitarė ilegalė, tė cilėt po pėrpiqeshin tė formonin njė grup opozitar legal, brenda Asamblesė Kushtetuese pėr tė kundėrshtuar ato nene tė statutit, ligje e qėndrime tė qeverisė qė nuk u dukeshin tė drejta. Mendimet e deputetėve opozitarė u hodhėn poshtė nga deputetėt e mazhorancės komuniste.
Miratimi i Kushtetutės
Mė 14 mars 1946, Asambleja Kushtetuese miratoi Kushtetutėn e Republikės Popullore tė Shqipėrisė dhe vendosi qė ajo vetė tė kthehej nė Kuvend Popullor. Statuti themeltar (Kushtetuta) sanksionoi pėrfundimisht republikėn, si forma e regjimit politik nė Shqipėri.
Siē shihet, vendimet e Asamblesė Kushtetuese nuk kishte ngarkesa ideologjike. Ato ishin rrjedhim logjik i luftės dhe revolucionit popullor tė zhvilluar nė Shqipėri dhe sanksiononin juridikisht fitoren e tyre. Kėto vendime nuk kanė asnjė element me peshė historike, politike apo juridike qė tė mos pėrfillet sot. Nė analizė tė fundit, nė aktin e shpalljes sė Republikės mishėrohej e sanksionohej vullneti legjitim i popullit shqiptar i shprehur pėrmes pėrfaqėsuesve tė tij legjitimė nė Asamblenė Kushtetuese, e cila doli nga zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945.

Intervista flet Et’hem Barhami, 94–vjeēari, ish-delegat i Qarkut tė Dibrės
__________________

TiFoz i Chelsea-s Deri n'Vdekje..!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Enver Hoxha, si e shpalli Shqipėrinė Republikė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: .:: Mė Pranė Njėri-Tjetrit ::. :: Historia Shqiptare-
Kėrce tek: