ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi
...:::Meny Kryesore:::...
 Home
 Portali
 Forum
 Lista e Antarve
 Galeria
 Lajmet Flash
 Profili
 FAQ
 Testi I Dashuris
favoritos.gif Media & Muzika
 Telivizionet Live
 Video Klipe
 Ruzulltatet Sportive
 Mp3 Falass
 Mp3 RAP
 Kerkesa Muzikore
 Melodi Per Celular
icon_community.gif Argėtim-Zbavitje
 Video Humoristike
 Luani Lojra
 Dezing
 Poezi
 Gediche
 Argėtime
 Albumi Fotografik
 Tema tė Ndryshme
som_downloads.gif Shkarkime & Links
King-Rap Tolbar
Programe
Shkarko Scripte
Chat Programs
 Kėrko nė Forum
 Liderėt e forumit
 Ndihmė
 Kėrko
Moti Momental

Permbajta e ksaj faqe kerkon flash player per instalim kliko mbi ket tekst.


Futu nė chat

Top 5 softuerėt antivirus pėr 2008
HTML clipboard
Top 5 softuerėt antivirus pėr 2008

1. Bit Defender

2. Kaspersky

3. Eset NOD32

4. Trend Micro Antivirus

    plus AntiSpyware 

5. F-Secure Anti-Virus 

SMS Falas nga KING-RaP
Partnerėt
>>> AlBaZeMeR <<<

XoFaCe

->>Ks-MaX <<<---

->> KoSoVa.Li <<<---

 ->> Muzik-Anglisht <<<---

V.I.P Galeri

Top posters
kanuni
 
Xhebraili
 
vissari
 
El-Fuego
 
drini-89
 
RiRi
 
dj-baba
 
dosti
 
king
 
miri
 
Keywords
nika 2012 murlan druri ismajli genta BAJRAM nokia gjata celular gashi anglisht dashurie dashuri shkronja krasniqi meda kosoves PORNO numri elvana numrin double loja shqip komandat
IP Addressa Juaj&Reklama
IP


Share | 
 

 Historia e Flamurit Kombėtar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
kanuni



Numri i postimeve : 1130
Join date : 10/06/2008

Character sheet
vissi: Lojra

MesazhTitulli: Historia e Flamurit Kombėtar   Sat Jul 12, 2008 3:06 am

Pėrjetėsia e pėrbuzur! Historia e shqiponjės dykrenore


28 Nentor 2007 - Populli shqiptar, qė shumė studiues tė huaj dhe vendės emrin e tyre e lidhin me emrin e shqiponjės, vazhdon ta respektojė kėtė simbol si njėrin nga pasuritė e tij mė tė shenjta. Dhe njė lidhje e tillė duket se ėshtė bėrė e pėrjetshme qė kur Skėnderbeu e ngriti nė Krujė mė 28 nėntor 1443, ndėrsa nė Lidhjen e Lezhės mė 1444 e shpalli si flamur tė saj, dhe vetė si kryetar i saj dhe kryekomandant i forcave tė princėrve shqiptarė tė kohės.

Por, ndėrsa shqiptarėt nė Shqipėri tashmė e kanė identikė flamurin kombėtar me atė shtetėror, sipas Flamurit tė Skėnderbeut, shqiptarėt nė Kosovė po privohen jo nga pasja e tij si flamur kombėtar, por shtetėror. Pėr mė keq, ishin vetė institucionet e Kosovės, pėrkatėsisht Ekipi Negociator dhe me miratimin e Kuvendit, qė pėrjashtuan ēfarėdo pėrngjasimi tė flamurit tė Kosovės me atė kombėtar, me pėrjashtimin nė ngjyrat kuqezi dhe nė pėrdorimin e shqiponjės dykrenore. Po ashtu ata pėrjashtuan me konkurs edhe flamurin e Dardanisė. Veēanėrisht pėr pėrjashtimin e tė parit kėmbėngulte Veton Surroi, duke trumbetuar se njė mundėsi tė tillė e pėrjashtonte pakoja Ahtisari, edhe pse njė gjė e tillė ishte plotėsisht e paargumentuar edhe pėr vetė faktin se ajo pako nuk ėshtė nė fuqi, dhe qė ende nuk i dihet fati. Ndėrsa, kundėr flamurit tė Dardanisė, qė ishte dizajnim i Presidencės sė udhėhequr nga Presidentit Ibrahim Rugova, ishte kryesisht PDK-ja, ndėrsa LDK-ja thuaja pa asnjė rezistencė i hyri valles. E tėrė ana e keqe e kėsaj ėshtė se ai konkurs edhe pas sa muajve nuk ėshtė pėrfunduar, ndėrsa kanė konkurruar qindra veta me mė shumė se njė mijė propozime.

Dhe pėr herė tė parė shqiptarėt qė me aq kėmbėngulje nė tė gjitha situatat historike, dhe nė jetėn e pėrditshme, qė ta ruajnė kultin e tyre, shqiponjėn dykrenore, privohen nga vetė pėrfaqėsuesit e vet.
Sipas ekspertėve tė heraldikės, njė flamur ndryshon nga tjetri, ‘qoftė edhe me vetėm njė element, ngjyrė a shenjė, mė shumė a mė pak’. Kjo ėshtė pėrgjigja pėr ata qė thonė se nuk mund tė kemi njė flamur me Shqipėrinė. Pra, thjeshtė ishte njė abuzim dhe njė nėpėrkėmbje e institucionit tė flamurit qė po i bėhej nga vetė pėrfaqėsuesit shqiptarė, dhe jo vetėm simbolit, por edhe atyre mijėra e mijėra shqiptarėve qė u vranė, masakruan e u shpėrngulėn vetėm pse nuk e mohonin flamurin.

Studimin mė tė plotė shkencor, mė argumentues dhe mė voluminoz e ka bėrė studiuesi i heraldikave Jaho Brahaj, me botimin e librit tė sapo promovuar, “Flamuri i kombit shqiptar”, origjina, lashtėsia. Po sipas kėtij autori dhe tė tjerėve, janė me qindra e mijėra argumente qė janė ruajtur qė nga lashtėsia e veēanėrisht gjatė mesjetės sė vonė.

Shqiponja njė dhe dykrenore trashėgim nga ilirėt
Shqiponja dykrenore ėshtė e dokumentuar qartėsisht tek paraardhėsit tanė, qė nga shek.VI para e re. Por, sipas studiuesit Braho, gjurma mė e vjetėr qė ka mbetur e shqiponjės dykrenore, ėshtė nė trojet e perandorisė Hetite, shek 12 para e re. Shqiponja dykrenore hetite mban nė dy kthetra njė lepur, lepurin hėnor, ..’edhe nė Shqipėri, sipas dėshmive tė albanologut De Grand, ruhej njė basoreliev, qė nė fundin e shek. XIX ishte nė kishėn e Trushit (Shkodėr), ku ishte gdhendur njė shqiponjė krahėhapur me kthetra mbi njė lepur’.

Ndėrsa, gjurmė tė simbolit tė shqiponjės njė krenore, pothuajse tė njėkohshme apo pak mė vonė se ajo hetite ėshtė tek popujt e Mesopotamisė sė Lashtė, ndėrsa nė rajone tė Iranit tė sotėm ėshtė dy krenore. ‘Shqiponjėn kult e kanė edhe popuj tė tjerė, si p.sh. edhe astekėt e Amerikės, por me dy kokė vetėm Hititėt, popullsia e vjetėr e Iranit dhe Ilirėt e njihnin dhe e praktikonin’. Por, vazhdimėsia e saj nuk ėshtė ruajtur as nga hititėt e as nga iranianėt.

Dokumenti mė i vjetėr ilir ėshtė i shek VI para erės sė re, nga njė gdhendje nė njė urnė guri, e dy luftėtarėve ilir, qė paraqet njė ritual, ku nė mburojėn e njėrit shihet skalitja e shqiponjės dykrenore, e gjetur nė Ribic tė Kroacisė, territor ku jetonte fisi ilir i Japodėve. Paraqitja kultike nė tri pllaka tė ndryshme e shqiponjės dykrenore dhe ‘lisin e jetės’ bashkė me diellin, e shek.VI para e re, e zbuluar nė Gostil nė Mal tė Zi.

Pėrveē kėtyre dokumenteve, thuaja tė po asaj kohe janė edhe njė tokėz ilire me motivin e shpendit me dy kokė e shek V para e re, e zbuluar nė Tumat e Matit. Nė hajmeli ilire tė shekujve VI-V para erės sė re, ku dallohen dy kokat e shqiponjės me drejtime tė kundėrta. Ndėrsa, shqiponja njė krenare ėshtė gjetur nė njė pllakė guri gėlqere e shekujve tė parė tė erės sė re nė kishėn e Mesopotamit nė Sarandė.

“Sipas autorėve grek, pellazgėt apo parailirėt njoftojnė se besonin se kishin lindur nga dheu, nė njė maje mali, aty ku ata kishin vend kultin e diellit, prandaj ishin gjysmėhyjnor, sepse kishin krijuar rrezet e diellit dhe tokėn.... e rėndėsishme ėshtė se ky mit ėshtė ruajtur edhe brenda strukturės sė ndėrgjegjes e pasurisė kulturore tė popullit tonė.”

Kulti pėr shqiponjėn
“Nė lashtėsi dhe nė vazhdim shqiponja dykrenore pėrfaqėson fuqinė diellore nė kėtė e atė botė, botėn tokėsore dhe botėn e pėrtejme, ditėn dhe natėn, si njė trup i vetėm, qė ekziston i shfaqur vetėm me njėsinė brenda unitetit tė dyzuar”, ėshtė shpjegimi qė jep Braho nė librin e pėrmendur. Po sipas kėtij autori, ‘Shqiponja udhėtonte sipas besimeve tė lashta, deri tek dielli, kjo ėshtė dėshmuar nė mitet e besimit tė Dodonės Pellazgjike, me shqiponjėn me simbolin e rrufesė ndėr kthetra qė ia sillte Zeusit’.

Ky ėshtė autori mė bindės dhe qė hedh poshtė dyshimet se nėse shqiptarėt e kishin pėrvetėsuar kėtė simbol nga bizantinėt. Sipas tij arianitėt qė dokumentohen qė nė shek e XI e kishin shqiponjėn dykrenore, ndėrsa nuk dihet kush e patėn mė parė, paleologėt bizantinė, tė cilėt e fiksuan nė stemė nė shek e XIII, ndėrsa tek shqiptarėt gjendet nė po atė kohė tek Dera e Gropajve, ndėrsa Dera e Kastriotėve e paraardhėsve tė Skėnderbeut e kishte para shek XV.

Po ashtu sipas Brahos, ‘Shqiponjėn nė Ballkan e kishin tė parėt iliro-arbrit, dhe si rrjedhojė ata ua dhanė tė tjerėve. Po ashtu edhe shqiponja njė krenare nė Ballkan dhe Evropė, nė stemat dhe heraldikat familjare gjendet tek Arbėrit, gjurmėt mė tė hershme tė evidentohen nė Principatėn e Arbrit, e cila e pėrdori nė flamurin e saj shtetėror.

Shqiponja dykrenore qė ėshtė e tė njėjtės kohė me atė bizantine, ėshtė shumė mė e hershme se e tė gjitha vendeve nė gjithė Evropėn, pėrpara serbėve, rusėve, habsburgėve tė Austrisė, Perandorisė Shenjtė Romake. Rusėt e kishin marrė tek nga martesa e Sofia Paleologut me tė birin e Carit tė Rusisė, pas vitit 1472. Shumė vjet pasi tashmė Skėnderbeu e kishte shpallur flamurin e Kastriotėve Flamur Kombėtar mė 1444 nė Lezhė.
Jaho Braho, nė librin e tij monumental rendit edhe shumė fakte tė tjera tė mesjetės sė vonė e kėndej, si Shqiponja nė kishėn e Rodonit e shek XV, ku Skėnderbeu e kishte ndėrtuar edhe kėshtjellėn dhe atje kalonte pushimet. Ndėrsa, vula e Skėnderbeut daton mė sė voni nga shekulli XV nga njė pikturė e vitit 1459, shqiponja e gdhendur nė gur nė portėn e kishės sė kėshtjellės sė Himarės, fundi i shek.XV.

Shqiponja e emblemės sė familjes fisnike Kastriota-Tribalda e gdhendur nė kishėn Santa Maria della Misericodia, Mesagne, Itali, mesi i shek. XVI, nė monumentin mbi varror tė Konstandin Kastriotit, tė porositur nga Donika Kastrioti gruaja e Skėnderbeut. Vula e Pleqėsisė sė Arbrit, fundi i shek. XVI. Dėshmia e Frang Bardhit pėr shenjat dhe stemėn e Skėnderbeut, pėrshkrimi i anglezit V.Spencer, 1835, pastaj i M. Puzhad mė 1867, qė thotė se mirditorėt shėrbejnė nė ushtrinė osmane tė komanduar nga krerėt e tyre natyral dhe nėn flamurin e tyre sikur tė Skėnderbeut. Vula e Shoqėrisė “Bashkimi”, Durrės, shek XX 1906, Flamuri i ngritur nė Vlorė nga Ismail Qemali, Vula e administratės sė qeverisė sė Vlorės, 1913.

Pra, shqiptarėt dhe paraardhėsit tanė e pėrdorėn simbolin e shqiponjės nė luftėra, ceremoni e kremte krahinore e familjare, nė artė dhe nė punime nga mė tė ndryshmet. Ajo ėshtė simbol i preferuar nė ikonostase tė Kishės ortodokse, nė kisha katolike, nė sixhade, nė furkė, nė lugė druri, nė djep, nė karrige druri, nė arka, nė piktura, kuti kafe sheqeri qė bashkė formojnė shqiponjėn dykrenore, nė vulė (blatė) druri, nė qėndisma tė ndryshme, nė mbulesė tavoline, nė flamuj tė punuar nė avlėmend, nė gurė, nė perlė guacke, gdhendje nė dru, nė paranik (pėshtjellak), nė brez, nė ēanta, nė veshje qytetare nė Berat etj, nė tokėz, nė xhubletė, nė jelek ari, nė veshjet e arbėreshėve tė Italisė, nė afreskat e kishave, nė monumente mbivarrore, si ajo e nipit tė Skėnderbeut, Nė vallet si ajo e shqipeve, vallja e vdekjes sė shqipes dhe ringjalljes.

Sipas Brahos, Hasan Cekės e autorėve tė tjerė tė shumtė, simboli i shqiponjės nuk ėshtė i trashėguar nga Mesjeta, por ai nė dy format e tij, si njė krenore dhe dykrenore ėshtė trashėguar dhe kultivuar pashkėputshėm qė nga para historia, nė forma tė ndryshme dhe se ėshtė dominuar si referencė kulti, qoftė edhe si bashkėdyzim nė modelin e kultivuar kishtar, si pėrngjasim i kryqit, por qė edhe ky simbol ėshtė parakristian tek ilirėt.
Shqiponja ėshtė e pranishme nė kulturėn e varreza mesjetare tė Krujės tė shek IX, nė Koman nė po atė kohė, nė Kosovėn Lindore, nė Pėrmet, gjendet e gdhendur nė gur tek arbrit para se tė vinin sllavėt nė Ballkan, nė themelet e njė kishe nė Maqedoninė e sotme nė shek VI-VII, nė kishėn e Shėn Kollit nė Ohėr nė shek XI. “Bizanti nuk e krijoi as nė art, as nė religjion, as nė simbolikė shqiponjėn”, thotė studiuesi Braho.

Pėrdorimi i Flamurit shtetėror tė Skėnderbeut
Sipas studiuesit Braho, Flamuri nė gjendjen e trashėguar sot, qė ėshtė flamuri mė i vjetėr nė Evropė, i pandryshuar, dokumentohet se ishte pėrdorur edhe nė krahinėn e Matit mė 1702 e ’03, por ‘gjithsesi besohet qė edhe mė parė nė Kuvendin e Dukagjinit tė Matit 1601-’02’. Ndėrsa, mė pas po ai flamur, qė ndonjėherė riprodhohej jo me saktėsi, ishin flamujt e ngritur pas revolucionit Xhon Turq mė 1908, mė pas mė 1910, 1911, 1912, Kuvendi i Junikut, i Vlorės. Flamujt nga 1899 nga Konica e mė pas deri mė 1907. Nė kuvendin e Dibrės etj.

Flamuri i Dardanisė
"Dardania ka qenė emėr i madh edhe pėr gjėrat e tjera, pra edhe si mbretėri qė ka qenė njė prej mbretėrive ilire. Edhe ilirėt kanė pasur disa mbretėri. Edhe sot shqiptarėt duhet tė kenė mė shumė shtete. Ja pra edhe ilirėt atėherė kanė pasur disa mbretėri,edhe pse hapėsirėn e kemi pasur shumė mė tė gjerė. Po edhe nė kėtė hapėsirė pse jo", thoshte Presidenti Ibrahim Rugova nė intervistėn qė kam bėrė pėr “Bota sot” pėr flamurin e Dardanisė, pati shpjeguar autorėsinė dhe simbolikėn e flamurit tė propozuar nga ai.

Cilat janė shenjat dalluese tė kompozicionit tė flamurit presidencial, pėrkatėsisht atij shtetėror dhe cili ėshtė imazhi i tyre?
Kryetari dr.Rugova: Pra, de fakto ėshtė vula qė quhet vula e presidentit tė Republikės sė Kosovės. Kjo ėshtė vula e Gjergj Kastriotit Skėnderbeut me disa kombinime, qė kemi bėrė me banerin a shallin e nė tė cilin shkruan Dardania, me mburojėn kuqezi dhe po ashtu janė edhe stelat qė janė shumė tė vjetra, dardane etj., qė simbolizojnė qėndrueshmėrinė, plleshmėrinė, edhe jetėn e Kosovės. Pra janė shumė karakteristike pėr Dardaninė antike, pėr Kosovėn. Pastaj ėshtė ylli gjashtėrrembėsh qė ėshtė ylli i Skėnderbeut. Pra kemi bėrė njė kombinim apo njė dizajn qė i pėrgjigjet historisė sė popullit dhe Shtetit tė Kosovės, qė ka simbolikėn e vet edhe natyrisht me njė prapavijė, e cila ėshtė blu teget a e fortė. Mund tė themi se kjo vulė presidenciale ka njė moshė gati dhjetėvjeēare, nga '92 e deri tash. Pra, ky ishte edhe hapi i parė edhe nė planin e krijimit tė simboleve shtetėrore a si i thonė ekspertėt e Heraldikės, por gjithsesi simboleve shtetėrore. Po ashtu mund tė them se flamuri presidencial ėshtė dizajnuar sipas modelit tė flamurit presidencial tė SHBA-ve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Historia e Flamurit Kombėtar
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: .:: Mė Pranė Njėri-Tjetrit ::. :: Historia Shqiptare-
Kėrce tek: