ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi
...:::Meny Kryesore:::...
 Home
 Portali
 Forum
 Lista e Antarve
 Galeria
 Lajmet Flash
 Profili
 FAQ
 Testi I Dashuris
favoritos.gif Media & Muzika
 Telivizionet Live
 Video Klipe
 Ruzulltatet Sportive
 Mp3 Falass
 Mp3 RAP
 Kerkesa Muzikore
 Melodi Per Celular
icon_community.gif Argėtim-Zbavitje
 Video Humoristike
 Luani Lojra
 Dezing
 Poezi
 Gediche
 Argėtime
 Albumi Fotografik
 Tema tė Ndryshme
som_downloads.gif Shkarkime & Links
King-Rap Tolbar
Programe
Shkarko Scripte
Chat Programs
 Kėrko nė Forum
 Liderėt e forumit
 Ndihmė
 Kėrko
Moti Momental

Permbajta e ksaj faqe kerkon flash player per instalim kliko mbi ket tekst.


Futu nė chat

Top 5 softuerėt antivirus pėr 2008
HTML clipboard
Top 5 softuerėt antivirus pėr 2008

1. Bit Defender

2. Kaspersky

3. Eset NOD32

4. Trend Micro Antivirus

    plus AntiSpyware 

5. F-Secure Anti-Virus 

SMS Falas nga KING-RaP
Partnerėt
>>> AlBaZeMeR <<<

XoFaCe

->>Ks-MaX <<<---

->> KoSoVa.Li <<<---

 ->> Muzik-Anglisht <<<---

V.I.P Galeri

Top posters
kanuni
 
Xhebraili
 
vissari
 
El-Fuego
 
drini-89
 
RiRi
 
dj-baba
 
dosti
 
king
 
miri
 
Keywords
elvana druri gashi dashuri numri nika dashurie gjata celular shqip genta meda ismajli PORNO double shkronja numrin BAJRAM loja kosoves komandat murlan 2012 krasniqi anglisht nokia
IP Addressa Juaj&Reklama
IP


Share | 
 

 Liliana Hoxha: Si Vdiq Enveri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
kanuni



Numri i postimeve : 1130
Join date : 10/06/2008

Character sheet
vissi: Lojra

MesazhTitulli: Liliana Hoxha: Si Vdiq Enveri   Sat Jul 12, 2008 3:05 am

Nusja e djalit te dyte te ish-udheheqesit komunist ne emisionin “Opinion +”. “Delegacioni kinez eshte perzene se e sabotoi ceshtjen e shendetit”

Liliana Hoxha, nusja e djalit te dyte te Enver Hoxhes, Sokolit, dhe komentatore e shtypit te perditshem, ne nje interviste per emisionin “Opinion +” perballe gazetarit Blendi Fevziu, flet per ditet e prillit 1985, ditet e fundit te Enver Hoxhes. Rreth 22 vjet me pare, drejtuesi per rreth 41 vjet i Shqiperise nderroi jete.

Si i sillni ju ndermend ditet e fundit te Enver Hoxhes, si e kuptuat qe Enver Hoxha ishte ne fund te jetes, ju ne familjen tuaj?

“Une ta them me bindje, asnjehere nuk e kuptuam qe Enver Hoxha ishte ne fund te diteve te jetes. Ai ishte i semure dhe eshte e vertete qe binte nga dita ne dite, por qe ishte duke vdekur, kjo nuk u tha asnjehere.”

Si binte nga dita ne dite?

“Binte nga dita ne dite sipas “vigjilences”,” paranojave” apo sipas “garancise”, apo sipas “premtimeve” qe ka bere Isuf Kalo, i cili na menaxhonte mua e Sokolin drejtpersedrejti me njoftimet e tij ne lidhje me shendetin e Enver Hoxhes.”

Cfare kishte ne te vertete, cili ishte problemi i Enver Hoxhes ditet e fundit?

“Problemi i Enver Hoxhes ditet e fundit ka qene iktusi, pervec problemeve kardiologjike dhe atyre te diabetit. Ai kishte disa muaj qe ishte i paralizuar, por megjithkete ai ishte ne permiresim e siper.”

Kur ka dale per here te fundit ne publik Enver Hoxha? Mos ka qene 29 nentori i vitit 1984?

“Per here te fundit ne publik, ai ka dale ne ato filmimet qe ne kemi pare ne vitet pas ‘90-s. Jemi llahtarisur pasi nuk besohej qe ai ishte Enver Hoxha. Jo se nuk eshte, pasi une nuk shtroj ceshtje te tilla, si te jete sozia apo jo. Por qe jemi llahtarusr me cfare force, kurajo, morali dhe urdheri e kane nxjerre Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha dhe Sulo Gradeci ne ate gjendje Enver Hoxhen, kur ai as nuk mund te fliste, as nuk mund te qendronte e jo me te drejtonte nje Plenium te Komitetit Qendror.”

Behet fjale per nje mbledhje te Byrose Politike te vitit 1985, kur Enver Hoxha shfaqet ne nje analize te industrise se lehte, ushqimore, ku ngaterron datat, shifrat dhe gjithcka. Ne ate moment qe ai ka dale, ka qene i paralizuar apo jo?

“Une po flas per nje rast tjeter. Edhe ne kete mbledhje qe thoni ju ka dale sic une nuk e njoh. Caste te tilla mund t’i kete cdo njeri paksa i semure ne ate moshe, por nuk i ka shfaqur ndonjehere ne publik. Domethene ne familje. Doemos qe ka etika te caktuara protokollare ku udheheqesi i shtetit te mos dale ne publik, te drejtoje seanca te tilla zyrtare, kur nuk ndihet ne forme. Ka patur madje nje ekip mjekesor i cili e percaktonte kete. Megjithate nuk e kam fjalen per ate dite kur i drejtohet ne gjendje konfuze Vito Kapos. Nuk eshte ajo, megjithese une aty trishtohem kur e shoh Enver Hoxhen ashtu sic une nuk e njihja. Ai kishte nevoje te ruante etiken protokollare, si ne familje, ashtu edhe ne shoqeri, sic kane ndodhur mungesat ne raste te tjera, kur ai ka derguar te regjistruara me diktofon fjalimet ne kongres. Keshtu qe une jo vetem ngre pikepyetjet perse Enver Hoxhen e kane cuar ne mbledhje, por jam e skandalizuar, une dhe Sokoli, flas per ne te dy te pakten. Kjo eshte per me vone, kjo eshte per nje date qe une nuk e di, por qe ai ishte totalisht i paralizuar dhe ne nje gjendje jokoshience, qe ne nuk e njohim as ne ditet e fundit te tij.”

Cili eshte ky plenium per te cilin ju thoni?

“Une nuk e percaktoj dot me date, kete mund ta gjeni ju ne ditet para prillit ’85-s. Ne ate kohe, jo cdo nate e shikonim. Une nuk pretendoj qe anen shendetesore te Enver Hoxhes ta di me perpikmeri dhe me grafike si Nexhmije Hoxha. Une flas per nje logjike tjeter.”

A ka qene i kthjellet Enver Hoxha deri ne castet e fundit te jetes se tij?

“Thuhet qe po, keshtu them dhe une, derisa ai ishte i gatshem per te takuar njerez. Cdo qenie njerezore, i cili nuk eshte ne gjendje te takoje njerez, nuk mund te gjykohet a eshte i kthjellet apo jo. Cdo njeri, ka momente te konfuzionit te tij mental. Por ne per sa e kemi takuar deri diten e fundit, e njohim te kthjellet. C’ka nuk rezulton ne filmimin e Sulo Gradecit. Te nxirret drejtuesi i shtetit ne nje gjendje te tille makabre per te dhe te tmerrshme per popullin, si per te demostruar qe ky eshte nje “monster” qe nuk heq dore nga pushteti as ne momentet e fundit te jetes se tij . Ai aty vetem eshte transportuar. Dhe kjo pa vullnetin e tij. Ne kete plenium flet Ramiz Alia me “monstren” ne krah.”

Por rezulton qe ne momentet e fundit ai ka patur shperqendrime te vemendjes se tij. Sa te shpeshta?

“Aq te shpeshta” sa ne nuk i kemi pare kurre, tek i shohim vetem ne filmim. Rezultonin aq “te shpeshta”, sa neve shume rralle nuk duhej ta takonim, se ‘ishte i lodhur’, apo ‘duhej ta linim te qete’ ...”

Takimet tuaja me Enver Hoxhen ishin te pernatshme?

“Normalisht te pernatshme, vetem se s’e dija qe do vinte nje dite si kjo, qe te mbaja shenime edhe me te hollesishme.”

Kur e ke pare per here te fundit Enver Hoxhen?

“E kam pare ne daten 8 prill. Kam qene shume e lumtur dhe ai shume i gezuar, se ne ate date dhe disa dite te tilla te prillit, ai ishte shume mire. Nuk levizte, vazhdonte te qendronte ne karrigen me rrota, por kishte nje cehre shume te mire, vazhdonte te buzeqeshte, komunikonte me ne, jo drejtpedrejt ne fakt, se kishte nje paralize parciale dhe nuk donte te shqetesonte femijet me deformimin e tij. Ishte Nexhmije Hoxha qe na komunikonte c’kishte thene Enver Hoxha.”

Si ishte shendeti i tij ne ditet e para te prillit?

“Thashe qe shendeti i tij ne ditet e para te prillit erdhi duke u permiresuar. Ai kishte ditet me te mira , pa menduar kurre qe ai do te ikte papritur nga jeta. Ne daten 8 ai zbret nga studio e tij, se nuk rrinte ne dhomen e gjumit. Ashtu sic ishte, perseri kishte aktivitetin e tij, megjithese ne karrige me rrota, i vinin femijet etj. Kurse ne daten 8 zbret ne sallonin zyrtar poshte, thjesht per te treguar qe: shihni sa mire jam. Atehere kam qene une me Sokolin, pothuaj kemi biseduar me te, ai qeshte, kurse Nexhmija thoshte, tha Enveri keshtu, e tha ashtu dhe ai vetem qeshte.”

Domethene, zonja Hoxha ishte interpretuese e porosive te tij. Edhe ne raportin politik?

“Po, padyshim, por une po flas per daten 8 prill.”

Pak me pare ndoshta bete nje lapsus kur thate se ne daten 8 prill nuk e kuptuam qe ishin ditet e fundit te tij.

“Nuk ishte lapsus. Data zyrtare e vdekjes ka qene 11 prilli. Por une dua te kaloj ne dicka tjeter qe mua me ka mbetur peng. Ishte gabimi yne, i paevitueshem se ate gjendje te Enver Hoxhes pame, por sidomos ishte sic ka ndodhur rendom edhe nje heqje qafe. Mos bejme shume paranteze. Mamaja e Sokolit na tha ne sy te tij: - Enveri eshte mire, (dy ciftet e tjera kishin dite qe pushonin ne Vlore, se muaji prill ishte muaji i pushimeve qe Enver Hoxha I kalonte ne Vlore). Ne kishim ndenjur per te mos e lene Enver Hoxhen vetem. Ate dite, Nexhmija tha: ‘Shkoni edhe juve te pushoni.’ ‘Si te vemi ne, - i thame, - po babai?’ ‘Por do vijne ata, - tha, - qe te mos e leme vetem Enverin, te vijne ata dhe shkoni ju..’”

Dhe ju u niset ne daten 9 prill me bashkeshortin tuaj?.

“Po ne u nisem ne daten 9 prill. Natyrisht, vetem une e Sokoli se nuk niseshim kurre te tre ciftet.”

Pse ishte e ndaluar?

“Ishte e padeshirueshme, ndoshta dhe e ndaluar e me qellim.”

Per sa dite do te qendronit?

“Vetem nje nate sa te shplodheshim. Ne te gdhire te dates 10 na eshte dhene lajmi.”

Kur ka vdekur Enver Hoxha?

“Ne te gdhire te 11 prillit .”

Rreth c’ore? Lajmi eshte bere publik rreth mesdites se dates 10 prill apo jo?

“Sesi eshte bere lajmi publik, ana zyrtare eshte tjeter gje, shikojeni ju. Persa me takon mua, kam patur problemet e mia ne lidhje me paravdekjen e Enver Hoxhes, qe gjithmone e kam pare me sy kritik pavaresisht se jo me sy dyshues per momentin.”

Cila ishte gjendja qe juve gjetet ne shtepi kur mberritet paraditen e 10 prillit?

“Ne u nisem urgjentisht nga Vlora, i pari eshte nisur Sokoli, nga krevati, sa kishte marre nje gje kraheve. Pastaj jam nisur une per cerek-gjysme ore. Kemi arritur ne Tirane ne oren 8-9. Kuptohet c’mund te kete ndjere Toli, pa folur me kerkend. Une i gjej te gjithe te pergatitur, te ambjentuar me idene, ndersa i hidhem Isuf Kalos ne qafe, si mik e si mjek i familjes dhe sidomos si mjek personal i Envert Hoxhes : Perse me genjeve, perse na le te ikim ne Vlore, perse na genjeve qe Enver Hoxha s’ka rrezik jo vetem per ate nate, por se do na paralajmeroje kur duhet te ishim afer te keqes.”

Nderkohe, a pritej vdekja e Enver Hoxhes? Ne pergjithesi flas, jo per daten e sakte?

“Une them qe per mua dhe Sokolin nuk pritej vdekja e Enver Hoxhes, ndoshta ashtu duhej te “menaxhoheshim” nga Isuf Kalo.”

Nderkohe kishte nje perkeqesim te shendetit.

“Do te desha te theksoja pa asnje ekujvok qe une isha e shqetesuar qe ai ishte duke rene. Nderkaq na lajmeronte Isuf Kalo se duhet te ishim vigjilente persa kohe interesi i Perendimit ishte ky: Likujdimi nepermjet mjekimit. Keshtu qe mua me dukej se po behej tamam ajo linje, “ne te kundert ne po e ruajme” thoshte Isuf Kalo. Keshtu qe eshte i mprehte kuptimi kur Isuf Kalo me thoshte ‘Mos ki merak Liliana, une do te te them kur Enver Hoxha te jete prane vdekjes.’ Realisht mund te jetonte edhe i paralizuar sic thote Ramiz Alia, ne ceremonine mortore: te ishe te pakten, sa per nje “po” dhe “jo”. Nuk ka kontradikte kur them se ishte ne renie, qe une e ndiqja me shqetsim, por nuk e dija qe do vdiste aq shpejt.”

Kur e ka pesuar infarktin e pare Enver Hoxha?

“E ka pesuar ne vitin 1972. Dhe ne ate kohe, kane ardhur ta kurojne kinezet.”

Si ka qene gjendja e tij atehere? Behet fjale per nje goditje te rende?

“Ishte nje goditje shume e rende. Nuk e di, ne ishte ne rrezik apo jo, ka te ngjare te kete qene ne rrezik. E mendoj shume te acaruar ate kohe se une jetova prane Enver Hoxhes qe ne vitin 1972, pra pavaresisht se isha e pazyrtarizuar, ose e ndieja veten te lire, une jetoja prane Enver Hoxhes. Di qe ai e kaloi ate situate duke mbajtur nje mister, qe ende nuk thuhet, por une kam nevoje ta them se edhe kjo eshte pjese e se teres. Delegacioni kinez eshte perzene, se ky delegacion e sabotoi ceshtjen e shendetit te Enver Hoxhes.”

Si e sabotoi?

“I beri keq. Kjo u pranua edhe nga vete mjeket, por nje gje e tille nuk u deklarua. Mendimi im (atehere vrisja mendjen perse nuk u deklarua), sot eshte se Enver Hoxha nuk ka dashur te perfshije, edhe me te drejte, nuk ka dashur pra te perfshije vullnetin e qeverise kineze, per cfare I kane bere mjeket kineze, perderisa dihej plani prej Perendimit qe donin ta likujdonin me ane te shendetit.”
Arrow Arrow Arrow Arrow Arrow Arrow Arrow Arrow Arrow Arrow Arrow Arrow
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Liliana Hoxha: Si Vdiq Enveri
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: .:: Mė Pranė Njėri-Tjetrit ::. :: Historia Shqiptare-
Kėrce tek: